Thaçi:”Shqiptaret vetem me PDSH-ne arrijne objektivat”

vull

Ne komunen e Tearces u mbajt kuvendi zgjedhor i deges se PDSH-se te kesaj komune ku u zgjodh kryesia e re. Kryetari i PDSH-se dega Tearce z.Ruhan Iljazi pasi falemenderoi anetaret e deritanishem te kryesise se PDSH-se theksoi se bashke me kryesine e re do intensifikojme aktivitetin ne takim me qytetaret shqiptar te ketyre vendbanimeve me qellim forcimin e partise.

Punimet e kuvendit zgjedhor te PDSH-se dega Tearce i ndoqi edhe kryetari z.Menduh Thaci i cili pasi uroj kryesine e re te kesaj dege nder te tjerat theksoi se ne takimin e lidereve te mbajtur para do kohe te Presidenti ka diskutuar vetem kryetari i PDSH duke vene ne pah se ky format me dy lidere maqedonas e pese shqiptar eshte i turpshem dhe fyes.Thene figurativisht ,vazhdoi z.Thaci nuk mund te zevendesohet “coca-cola” me “pepsin”.


Forca e madhe e ndryshimit buron vetem nga populli i cili ka rrezuar diktatura edhe me te renda prandaj, duke perfunduar paraqitjen e tij kryetari z.Thaci nenvizoi se shqiptaret kane nevoje per PDSH-ne sepse vetem ajo ka potencial, dije dhe vizion per realizimin e objektivave te shqiptareve te ketyre hapësirave.

Next Post

"Figura e tjetrit në kulturën ballkanike" - Seminari i Ballkanologjisë në Shkup

Ministri i Kulturës, Hysni Ismaili, sot mori pjesë dhe i përshëndeti pjesëmarrësit e konferencës shkencore dyditore “Seminari i Ballkanologjisë” me temën “Figura e tjetrit në kulturën ballkanike”, e organizuar nga Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve. Ministri i Kulturës në fjalimin e tij para të pranishmëve e theksoi […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: