TRIBUNA E RE E STADIUMIT TË KF SHKUPI SË SHPEJTI REALITET, GANIU REALIZOI TAKIM PUNE ME PËRFAQËSUESIN E LARTË TË UEFA-së TIERI FAVRE DHE KRYETARIN E FFM-së MUHAMED SEJDINI

vull

Kryetari i Komunës së Çairit Visar Ganiu dhe Zëdhënësi i Komunës Kushtrim Alla realizuan takim pune me përfaqësuesin e lartë të UEFA-së, njëherit edhe udhëheqësin e programit “Hat Trick” z. Tieri Favre, kryetarin e Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut z. Muhamed Sejdini dhe Sekretarin e Federatës z. Filip Popovski për të diskutuar rreth detajeve të projektit tonë të përbashkët për ndërtimin e tribunës së K.F. Shkupi dhe rrjedhën e procesit ndërtimor të saj.

Një takim ku rrallë herë me entuziazëm të madh, larg politikës ditore u bisedua për nevojën e madhe të përmirësimit të kushteve infrastrukturore sportive në një vend si Çairi që jeton dhe frymon për sport e këtë më së miri e dëshmojnë sukseset e vazhdueshme të sportistëve tanë.Kreu i Çairit Ganiu shprehu faleminderimin e tij të sinqertë ndaj z. Tieri Favre për përkrahjen maksimale dhe që arriti të ndihmojë procesin duke e bërë këtë projekt pjesë të Buxhetit të UEFA-së për vitin 2019. Poashtu, ai shprehu mirënjohje të thellë ndaj udhëheqësisë së Federatës së Futbollit vendor për bashkëpunimin korrekt në suaza të përpilimit dhe ndihmën që do të japin në implementimin e projektit.

Gjatë takimit z. Favre u shpreh: Dua të potencoj se për të parë po realizoj një takim pune në kabinetin e një kryetari komune që me kaq entuziazëm po lufton për përmirësimin e kushteve aktuale të sportit në komunën që ai drejton. Jam i kënaqur nga ajo që dëgjova. Ne si UEFA çdoherë do të japim përkrahje këtyre llojeve të projekteve dhe më e rëndësishmja është se pas realizimit të këtij projekti, stadiumi në Çair nuk do të jetë vetëm në shërbim të klubit të tij lokal, por edhe të Kombëtares së Futbollit Vendor. Kuptuam sa e duan njerëzit këtu futbollin, sa vlerë ka KF Shkupi për ta dhe vendosëm të ndihmojmë në maksimum.”Kreu i Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut Muhamed Sejdini me këtë rast u shpreh: “Visari vjen nga bota e futbollit dhe ne shprehim kënaqësinë tonë që kemi mundësinë sëbashku të kontribuojmë për zhvillimin e futbollit vendor. Federata e Futbollit të Maqedonisë së Veriut çdoherë do të përkrahë qëllimet dhe projektet e njësive të vetqeverisjes lokale për zhvillimin dhe përmirësimin e kushteve infrastrukturore sportive. Faleminderoj edhe mikun tonë z. Tieri Favre që po na ndihmon të realizojmë një nga prioritetet tona kryesore”.Takimin e përmbyllën me vizitën që të gjithë sëbashku i bënë stadiumit ku së shpejti do të fillojë puna intenzive.

Next Post

Studentët e Northern Illinois University e vizituan Universitetin e Tetovës

Një grup studentësh nga programi studimor Management Business Administration (MBA), i Northern Illinois University, në kuadër të vizitave nëpër kompani të ndryshme të Maqedonisë, po ashtu e vizituan edhe Universitetin e Tetovës. Në këtë vizitë ata ishin të udhëhequr nga Prof. Dr. Jens Mueller si dhe drejtori i shërbimeve studentore […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: