Tryezë me temën : Afirmimi i rolit të psikologut

vull

Mbahet tryezë me temën : Afirmimi i rolit të psikologut-sfidat dhe perspektivat

Në Universitetin e Tetovës mbahet tryezë me temën: Roli i psikologut-sfidat dhe perspektivat, ku debatet e kësaj tryeze kanë në fokus avancimin e rolit të psikologut.

Profesor Dr. Lulzim Murtezani, shef i Katedrës së Psikologjisë në Universitetin e Tetovës, ka thënë se organizmi i një tryeze të tillë është në funksion të promovimit të një imazhi të ri të psikologut në kontekstin e punës së tij profesionale, bazuar në në paradigmat e sistemit të Bolonjës, kërkesave të tregut dhe komunitetit.

“Mesazhi gjeneral nga debatet e planifikuara do të konsistojë në avancimin e rolit të psikologut si shkencëtar, ekspert dhe kontribues në përmirësimin e shëndetit mental të shoqërisë: përballjen me sfidat e identitetit profesional dhe klisheve tradicionale lidhur me profesionin e psikologut. Në këtë drejtim, platforma akademike e programit studimor të psikologjisë synon aftësimin e studentëve të psikologjisë për të zotëruar kompetencat e nevojshme për një karrierë të suksesshme. Në kohën e globalizimit – të ndryshimeve të vazhdueshme, roli i psikologut nuk është vetëm t’ju përshtatet të njëjtave, por të jetë edhe kreator i tyre. “, ka thënë ai.

“Ne presim që diskutimet nga kjo tryezë, të kontribuojnë në profilizimin e profesionit të psikologut në shoqëri, të harmonizohet dimensioni teorik me aftësimin praktik studiues dhe të ofrohet platformë për kualifikim në nivelet e avancuara të studimit në fushën e psikologjisë” ka shtuar më tej Prof. Dr. Lulzim Murtezani.

Tryeza do të mbahet më datë 11.04.2019 në ora 11.

Next Post

Pa çadra mos dilni, shiu nuk do të ndalet

Moti kryesisht në vendin tonë do të jetë me vranësira dhe me reshje të  shiut  me çka në disa vende do të jetë i rrëmbyeshëm. Gjatë mëngjesit temperaturat do të lëviz prej 2 deri në 11 gradë, ndërsa ato të pasdites nga 6 deri në 16 gradë./KohaNews

Subscribe US Now

%d bloggers like this: