TV24: BDI përveç kryeministrit kërkon edhe MPB-në, financat, guvernatorin, të hyrat publike…

vull

Televizioni maqedonas TV24 ka lajmëruar se nga burime të larta në BDI është informuar për rrjedhën e bisedimeve për qeverinë e re, shkruan Fakte. Sipas këtyre burimeve, Zaev nesër do të marë mandatin nga Presidenti, mirëpo nga kjo parti pohojnë se akoma nuk kanë siguruar shumicë parlamentare.

Tentimi i radhës për marrëveshje do të jetë nesër kur pritet të takohen krerët e dy partive Ahmeti dhe Zaev. Sipas TV24, BDI përveç postit të kryeministrit, kërkon edhe ministrin e brendshëm, atë të financave, guvernatorin e bankës popullore, zv.kryeministrin për çështje ekonomike, drejtorinë për të hyra publike,…

“Naser Zyberin do e votojnë 74 deputetë, ndërsa Zoran Zaevin 61” kanë thënë nga BDI, duke cekur se kompromisin që ofrojnë integristët ka më shumë kredibilitet por edhe investim në të ardhmen.

Ndryshe, nesër në mesditë Zoran Zaev edhepse pa siguruar shumicë, do të marë mandatin nga Presidenti Pendarovski, ndërsa menjëherë pas këtij lajmi kryeparlamentari Xhaferi ka caktuar seancë për në ora 15 me qëllim të zgjedhjes së kryetarit të ri të Kuvendit, duke sfidur kështu Zaevin dhe “shumicën” e tij eventuale.

Next Post

Lubço Georgievski: ‘Shkupi është qytet Dardan, Manastiri dhe Ohri janë Ilir’ (VIDEO)

Ish kryeministri i Maqedonisë Lubço Georgievski në një intervistë për Kanal 5 i zbulon gjitha pjesët e Maqedonisë se cilëve shtete të lashta u takojnë dhe kan qenë, ai për Shkupin me rethinë thotë se është dhe ka qenë qytet Dardan. Ai poashtu thotë se edhe 1000 vite Shkupi është […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: