U nda nga jeta veterani i arsimit nga Dëbërca e Tetovës, Fadil Avdija!

vull

“Të Allahut jemi dhe vetëm tek Ai do të kthehemi”!
Ndërroi jetë veterani i arsimit të fshatit Debërcë, mësuesi Fadil Avdija!

Iku nga kjo botë mësimdhënësi i dalluar dhe i shkëlqyer i fshatit tonë. Një njeri shembullor për të tjerët, mjaft modest dhe gjithmonë i buzëqeshur me një shpirt fisnik, i cili një pjesë të jetës së tij, me dashamirësi vite të tëra ka dhënë një kontribut shumë të madh në arsimimin, edukimin dhe emancipimin e fëmijëve të fshatit tonë gjeneratë pas gjenerate.

I përjetshëm qoftë kujtimi për të.

Lutemi që i Madhi Zot ta Fal, Mëshirojë dhe ta bëjë nga banorët e Xhenetit të përjetshëm. Amin!, thuhet në një njoftim të publikuar nga faqja I love Dëbërca në fb, transmeton Tetova News.

Next Post

Khan njoftoi largimin e Alaba: Ne i dërguam një qilim të kuq, ai nuk donte ta shkelte

Legjenda e Bayern Munchen dhe presidenti i ardhshëm i klubit, Oliver Kahn, i cili tani është në udhëheqjen e “bavarezëve” midis radhëve, konfirmoi largimin e David Alaba nga klubi. – Për momentin me të vërtetë nuk e di se çfarë do të ndodhë. Ne i dërguam një tapet të kuq Davidit […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: