Duke iu përgjigjur thirrjeve nga zyrtarët shtetërorë rreth masave më rigoroze të mbrojtjes, UEJL përkohësisht kalon në mënyrën e mësimdhënies online. Që nga mesi i shtatorit, Universiteti ka ofruar mësimdhënie dhe mësimnxënie me prezencë fizike për të gjithë studentët me të gjitha masat e mbrojtjes dhe ka arritur t’i mbajë ata të sigurt pavarësisht nga pjesëmarrja e lartë në numër. Organet e Universitetit vazhdojnë të funksionojnë me sukses në mënyrën hibride. Në mbledhjen e fundit, Senati i UEJL-së i shqyrtoi dy dokumente të rëndësishme: Raportin e Vetëvlerësimit të Universitetit dhe Planin Strategjik 2021-2025.
Qeveria e Kosovës merr vendim për masa të reja për mbrojtjen nga pandemia COVID-19
Thu Nov 12 , 2020
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, në pajtim me Rregulloren e Punës së Qeverisë, ka mbajtur mbledhje korresponduese (mbledhje elektronike), të 42-tën me radhë, në të cilën është marrë vendim për masa të reja për mbrojtjen nga pandemia COVID-19. Masat e marra për mbrojtjen nga pandemia COVID-19 janë si […]
