Ultra maratonë përgjatë Korridorit 8, maratonisti Krasimir Georgiev arrin në Strugë

vull

Maratonisti bullgar Krasimir Georgiev ka filluar etapën e dytë të ultra maratonës së tij nga qyteti bregdetar bullgar Varna deri në qytetin e Durrësit. Sot ai arriti në Strugë ku edhe u prit nga Kryetari i Komunës së Strugës dhe administrata e saj.


Kryetari Merko i uroi suksese dhe shprehi mbështetje për inciativën e maratonistit i cili ka për qëllim të promovojë marrëdhëniet fqinjësore midisBullgarisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.

Ky maraton zhvillohet nën moton “ Lidhja” dhe është nën patronazhin e tre kryeministrave – Bojko Borisov, Zoran Zaev dhe Edi Rama.

Georgiev pritet të përfundojë maratonën më datë 25 Maj në Durrës ku edhe do të pritet nga kryeministat e tre shteteve në një eveniment të përbashkët ku do të flitet mbi rëndësinë e funksionit të Korridorit Panevropian 8 dhe marrëdhëniet midis shteteve që përkap ky Korridor.

Korridori 8 lidh Detin Adriatik dhe detin e Zi, kurse kalon edhe përmes Maqedonisë së Veriut.

Next Post

BDI - Gostivar i përgjigjet Taravarit: Nuk flitet për fshesë por për respektim të ligjit

Dega e Bashkimit Demokratik për Integrim në Gostivar ka reaguar ndaj deklaratës së kryetarit të Komunës së Gostivarit, Arben Taravari pë ndërimin e drejtorëve të shkollave. “ Për rikthimin e drejtorëve legjitim në institucionet arsimore në komunën e Gostivarit. Ia bëjmë me dije Taravarit se nuk flitet për fshesë, por […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: