UNDP në Indeksin për zhvillim njerëzor i ka përfshirë emetimet e dyoksid karbonit dhe gjurmës materiale të shteteve

vull

Raporti për zhvillimin njerëzor i Programit për zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP) këtë vit ka përfshirë indeks të ri eksperimental për progresin e njeriut, në të cilin janë marrë parasysh sasia e emetimeve të dyoksid karbonit dhe gjurmës materiale të shteteve në botë, raporton Meta, përcjell Portalb.mk.

“Pandemia e shkaktuar nga kovid-19 është kriza më e re me të cilën po ballafaqohet bota, mirëpo nëse njerëzit nuk e çlirojnë natyrën nga kthetrat e forta, nuk do të jetë edhe e fundit”, thuhet në Raportin për zhvillimin njerëzor 2020.

Raporti thotë që njerëzit dhe planeti po hynë në epokë krejtësisht të re gjeologjike të quajtur Epoka Antropogjene apo e njeriut. Kjo donë të thotë që është koha që të gjitha vendet ta ridefinojnë mënyrën se si synojnë të shkojnë drejt përparimit, duke i marrë tërësisht parasysh presionet e rrezikshme që njerëzit i ushtrojnë mbi planetin dhe duke e  dekonstruktuar shpërndarjen e pabarabartë të pushtetit dhe mundësive që pamundëson ndryshime të mëtutjeshme.

“Njerëzit kanë më tepër ndikim mbi planetin se kurdo qoftë deri tani. Para kovid-19, temperaturave rekorde dhe pabarazisë që po del jashtë kontrollit, është koha të shfrytëzohet kjo fuqi për ta ridefinuar domethënien e fjalës “përparim”, me ç’rast gjurmët e karbonit  dhe i harxhimeve nuk do të fshihen më”, thotë Ahim Shtajner, Administrator nga UNDP.

Përndryshe, Indeksi për zhvillim njerëzor i UNDP-së i matë shëndetin, arsimin dhe standardin jetësor të një kombi. Në komunikatën e UNDP-së thuhet që me shtimin e dy elementeve të reja (sasia e emetimit të dyoksid karbonit dhe gjurmëve materiale në një vend), më tepër se 50 vende tani më nuk bëjnë pjesë në kategorinë e vendeve me zhvillim shumë të lartë njerëzor nëse merret parasysh varësia e tyre nga derivatet fosilike si dhe gjurmët e tyre materiale.

Kufiri i ardhshëm për zhvillimin njerëzor kërkon bashkëpunim me natyrën e jo kundër saj, paralelisht duke transformuar norma, vlera si dhe impulse të caktuara speciale, thuhet në raportin e UNDP-së.

“Për shembull, para-supozimet më të reja thonë që ka gjasa të mëdha deri në vitin 2100, vendet më të varfra në botë të përjetojnë deri 100 ditë më shumë me temperatura ekstreme për shkak të ndikimit të ndryshimeve klimatike çdo vit. Kjo shifër mund të përgjysmohet nëse Marrëveshja e Parisit për ndryshime klimatike zbatohet në tërësi”, thuhet në komunikatën e UNDP-së.

Sipas raportit, zvogëlimi i presioneve ndaj planetit në mënyrë që do të mundësojë përparim për të gjithë njerëzit në këtë epokë, varet nga zgjidhja e shpërndarjes së pabarabartë e pushtetit dhe e mundësive e cila qëndron në rrugën e transformimit të mëtejmë.

Në raportin e UNDP-së thuhet që duhet të ndërmerren masa që do ta përfshijnë tërë opinionin me qëllim të adresohen këto pabarazi. Shembujt për masa të këtilla lëvizin nga implementimi i tatimit progresiv, deri në mbrojtje të komuniteteve në zonat bregdetare nëpërmjet investimeve parandaluese dhe sigurimeve, hap që potencialisht mund të shpëtojë 840 milionë njerëz që jetojnë në zonat bregdetare në lartësitë më të ulëta mbidetare.

Next Post

Shtatë vite po kryhet remont i hekurudhës Nogaevc-Negotinë në Korridorin 10

Ndërmarrja Publike për Infrastrukturë Hekurudhore Hekurudhat e RMV-së tanimë shtatë vite po kryen remont të linjës hekurudhore Nogaevc-Negotinë. Ky seksion i Korridorit 10 është i gjatë 31 kilometra, a aktivitetet e kryera po zvarriten në kohë kur shtetet fqinje si Bullgaria, Greqia dhe Serbia ndërtojnë linja të shpejta hekurudhore në […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: