Uniformat në gjuhën shqipe, Zëvendësministri Bushi: Përmbushëm dhe një premtim nga Marrëveshja e Ohrit

Kohanews Admin

Zëvendësministri i Punëve të brendshme, Nazim Bushi përmes një njoftimi në rrjetet sociale ka bërë të ditur se tashmë uniformat e policisë do të jenë në gjuhën shqipe pas miratimit të Dekretit nga ana e Qeverisë.

Përmbushim edhe një premtim që buron nga Marrëveshja e Ohrit dhe ligji për përdorimin e Gjuhes shqipe, uniformat e policise do të flasin edhe shqip.

Me miratimin e dekretit nga ana e Qeverise së Maqedonisë së Veriut në uniformat e policisë gjuha shqipe do të jet pjesë e saj. Kjo përbën edhe një hap drejtë plotesimit të obligimit ligjor por edhe rritjes së mirëbesimit ndërmjet policisë dhe qytetarit, ky mirëbesim do të ndikojë në krijimin e institucioneve demokratike.

Urime për të gjithë!

https://www.facebook.com/photo/?fbid=648774112946978&set=a.605873640570359

Next Post

Blinken: Një Ukrainë e pavarur do të zgjasë shumë më gjatë se Vladimir Putin

“Një Ukrainë e pavarur do të zgjasë shumë më gjatë se Vladimir Putin,” tha Sekretari amerikan i Shtetit Anthony Blinken në një intervistë për CNN mbrëmë. “Ukraina do të mbetet në një mënyrë apo tjetër dhe Putini do të zhduket një herë e përgjithmonë”, tha Blinken.  Në intervistë, Sekretari i […]

Subscribe US Now