Kohanews

Ke Çfarë Lexon!

Unioni i bizneseve shqiptaro-gjermane, mbështet kryeministrin Haradinaj

3 min read
Loading...

Ishta data 28 Shtator i vitit 2017, pak javë mbas marrjes së mandatit, kur kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ftoi në kabinetin e tij, kryesinë dhe anetar të shumtë të Unionit të bizneseve shqiptaro-gjermane për një takim pune me te dhe një pjesë të kabinetit të ti qeverisës.

Gadishmëria e kryeministrit Haradinaj e theksuar qartë në at takim, për të tejkalu të gjitha barierat për investitorët nga Diaspora por edhe për të marrë rekomandimet për ndryshimet që duhej ndërmarrë nga qeveria Haradinaj ishte e nivelit të lartë dhe shumë shpejt dha efektet pozitive.

Pjesëmarrja aktive në forumet ekonomike të organizuara nga bizneset e Diasporës por edhe gadishmëria permanente për krijimin e nje klime sa më të përshtatshme për investitorët nga Diaspora ishin frymëzim për afaristët tanë edhe për investime vetanake por edhe për investime të përbashkëta e deri tek iniciativa për krijimin e parkut industrial të bizneseve nga Diaspora.

Takimi i fundit i kryeministrit Haradinaj, i datës 18. Korrik 2019, vetëm një ditë para dorëheqjes së ti nga posti i kryeministrit, me kryetarin e Unionit te Bizneseve, Nazmi Viqa si dhe drejtorin për financa dhe marketing,Vllaznim Kelmendi, flasin më së miri për një bashkëpunim të ndêrsjellë dhe në kontinuitet në mes kryeministrit Haradinaj dhe Unionit të bizneseve shqiptaro-gjermane.

Ne, Unioni i bizneseve shqiptaro-gjermane, shprehim falenderimin tonë me konsideratën më të lartë dhe jo vetëm për bashkëpunimin me ne por për tërë kontributin e madh të kryeministrit Haradinaj në dobi të vendit dhe proceseve për ndertimin e institucioneve dhe forcimin dhe fuqizimin e shtetësis së Republikës së Kosovës.

Njëkohësisht ne si shoqatë e bizneseve nga Gjermania,shprehim edhe indinjatën dhe revoltën tonë të thellë ndaj kësaj padrejtësie në emër të drejtësisë që po bëhet nga gjykata speciale kunder kryeministrit Haradinaj.

Sikur nuk mjaftoi akuza e vitit 2005 dhe shpallja e pafajsisë me 3 Prill 2008.Sikur nuk mjaftoi akuza e dytë e korrikiut të vitit 2010 dhe vendimi i pafajësisë prap në Nëntor të vitit 2012 për të dëshmu pafajësinë dhe akuzat e pa baza drejtuar simbolit të lirisë, Ramush Haradinaj.

Dhe sikur edhe ndalesa e padrejtë me akuzë të Serbisë me 4 Janar të vitit 2017 nuk u mjaftoi qarqeve shoveniste dhe dashakeqëse në përpjekje për ta degradu luftën për liri të komandantit Ramush Haradinaj dhe shokëve të ti dhe tani edhe gjykata speciale e drejtësisë po e nisë veprimtarinë e sajë me vendime të padrejta duke e bërë pjesë sē listës të të dushuarvepër krime lufte, njeriun të cilin gjykata ndërkombëtare e drejtësisë në Hagë i dha dy her vendimin e të pafajshmit.

Kur në emër të drejtësisë bëhen padrejtësi edhe drejtësia e humbë kuptimin.

Kryesia e Unionit të bizneseve shqiptaro-gjermane do jetë mbështetës i kryeministrit Haradinaj në përballjen e ti me drejtësinë në një proces jo të drejtë me bindjen e plotë në pafajësinë e ti.