Universiteti i Tetovës, me dhimbje të thellë e mori lajmin për ndarjen nga jeta të Prof. Dr. Dali Emërllahut

vull

TELEGRAM NGUSHËLLIMI

Universiteti i Tetovës, me dhimbje të thellë e mori lajmin për ndarjen nga jeta të Prof. Dr. Dali Emërllahut , intelektualit të respektuar në mbarë hapësirën shqiptare.
Profesor Dali Emërllahu, njëri nga pedagogët e dalluar të arsimit shqip, ka dhënë kontribute të larta për kombin tonë dhe për shoqërinë në përgjithësi.

Për ne mbetet i paharruar kontributi i tij në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Tetovës.
Ai, shkencave pedagogjike u la një mori veprash të rëndësishme, të cilat vlerësohen lartë dhe nuk do të harrohen nga gjenerata të tëra studentësh dhe studiuesish.

Në këto momente dhimbjeje, në emrin tim dhe në emër të Universitetit të Tetovës, u shprehim ngushëllime të sinqerta familjes së nderuar Emërllahu, drejtuesve të Universitetit të Prishtinës, miqve, dashamirëve dhe kolegëve të tij.

Tetovë, më 9 prill 2019

Rektori
Prof. Dr. Vullnet Ameti

Next Post

Ali Ahmeti nga Vrapçishti: Konsensualiteti garanton proceset euroatlantike

Bashkimi Demokratik për Integrim  në kuadër të fushatës presidenciale pas Komunës së Bogovinës u ndal dhe në  Komunën e Vrapçishtit për të njoftuar dhe për të sqaruar pse duhet përkrahur kandidati konsensual, me çka i ndanë arsyet se një votim i tillë i sjell vendit anëtarësim në strukturat euro-atlantike vendoset […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: