UNT bëhet me Qendër për Inovacione

Blerand Rexhepi

Rektori i Universitetit ‘Nënë Tereza’ në Shkup, Prof. dr. Aziz Pollozhani së bashku me Drejtorin ekzekutiv të Fondacionit Albiz, Besir Dernjani, përfaqësuesen e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shkup, znj. Virve Vimpari dhe drejtorin e Fondit për Inovacione dhe Zhvillim Teknologjik, Jovan Despotovski, bënë hapjen zyrtare të Qendrës së Inovacionit të UNT-së (Innovation Hub).

Në fjalën mirëseardhësë para të pranishmëve, rektori i UNT-së, Prof.dr. Aziz Pollozhani përgëzoi studentët të cilt do të kenë mundësi ta shfryëzojnë këtë qendër, ndërsa falenderoi të gjithë të cilët kanë kontribuar në hapjen e kësaj Qendre, që sipas tij,paraqet një iniciativë shumë dobiprurëse që do të shërbejë si urë lidhëse mes dijes, shkencës dhe inovacionit. Pollozhani theksoi se kjo qendër e inovacioneve do të të frymëzojë, edukojë dhe motivojë sipërmarrësit e rinj duke i ofruar trajnime të bazuara në nevojë, me qëllim që të krijojnë produkte dhe shërbime që kanë ndikim në nivel lokal, rajonal dhe ndërkombëtar.

Drejtori ekzekutiv i Fondacionit Albiz, shprehu mirënjohje për bashkëpunimin e frytshëm dhe njëherit falenderoi përfaqësuesen e Bashkimit Evropian për përkrahjen financiare të dhënë. Përfaqësuesja e Delegacionit të BE-së dhe Drejtori i Fondit për Inovacione dhe Zhvillim Teknologjik, theksuan se do të përkrahim maksimalisht iniciativa të këtij lloji, që kanë për qëllim t’i rrisin kapacitetet dhe të krijojnë një shoqëri të qëndrueshme.

Në bashkëpunim me Fondin për Inovacione dhe Zhvillim Teknologjik, Qendra për Inovacion pretendon të ndihmojë sipërmarrësit potencial prej në fazën fillestare – nxitjen e mendimit inovativ, krijimin e mundësive dhe implementimin dhe financimin e ideve.

Next Post

BDI: Zhvillimi ekonomik të barabartë, ulje të papunësisë dhe rritja të pagave

Konferencë për shtyp e Shirete Elezit: Të nderuar, Bashkimi Demokratik për Integrim ka qenë dhe është për rritje ekonomike të shpejtë, të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse për zhvillim ekonomik për të përmirësuar cilësinë e jetës së qytetarëve, si dhe që hap perspektiva për një nivel më të lartë të mirëqenies. Për […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: