Urimi i Rektorit të UT-së, Prof. Dr. Vullnet Ameti: Gëzuar 28 Nëntorin – Ditën e Flamurit dhe të Pavarësisë!

vull

Të nderuar miq,

Në këtë ditë të shënuar të historisë sonë kombëtare, kam nderin dhe kënaqësinë e veçantë,  që në emër të Universitetit të Tetovës, t’Jua uroj 28 Nëntorin- Ditën e Flamurit.

28 Nëntori është dita e realizimit të një ëndrre shumëshekullore, realizim i projektit të madh politik, kulturor dhe shpirtëror. Ky projekt kombëtar pati edhe pararendësit e tij, në krye me  heroin tonë kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeun, i cili  më 1443, në kryeqytetin e vjetër të Shqipërisë, në Krujë, e ngriti flamurin e kuq me shkabën e zezë dykrenore.

Vendimi historik i 28 Nëntorit të vitit 1912, i shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, ishte një kurorëzim i luftërave dhe përpjekjeve të plejadave të tëra të atdhetarëve dhe intelektualëve që shkëlqyen gjatë gjithë periudhës së Rilindjes Kombëtare.

Orientimi drejt së ardhmes, na obligon që të ngrihemi në lartësinë e duhur të përgjegjësive tona dhe realitetit të ri historik, në Maqedoninë e Veriut, Shqipëri, Kosovë dhe në të gjitha trojet tona etnike në Ballkan, t’i përgjigjemi me unitet të fuqishëm mes nesh, me bashkëpunim shkencor e kulturor, sikurse të gjitha kombet e qytetëruara.

 

REKTORI

PROF. DR. VULLNET AMETI

 

Next Post

Dita e Pavarësisë, tre kryediplomatët shqiptarë urojnë dhe zotohen për të ardhmen e shqiptarëve

Tre kryediplomatët shqiptarë, Bujar Osmani nga RMV, Meliza Haradinaj Stublla nga Republika e Kosovës dhe Gent Cakaj nga Republika e Shqipërisë, kanë uruar datën e Pavarësisë së Shqipërisë me anë të një video- takimi të përbashkët. Informacionin e ka konfirmuar shefi i diplomacisë së Maqedonisë, Osmani, i cili në rrjetin […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: