UT mori pjesë në shënimin e Ditës Kombëtare të Shërbimit në SHBA

vull

Universiteti i Tetovës edhe këtë vit iu bashkua aksionit për dhurimin e gjakut, që organizohet nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shkup.

 

Ky aktivitet bamirës ka për qëllim shënimin e Ditës Kombëtare të Shërbimit në SHBA dhe daton nga viti 2002, si vështrim pozitiv drejt së ardhmes, që përmes shërbimeve bamirëse të nderohen viktimat, të mbijetuarit dhe të gjithë ata që ofruan ndihmë lidhur me sulmet e 11 shtatorit të vitit 2001.

Këtë vit nga Universiteti i Tetovës aksionit për dhurimin e gjakut iu bashkëngjitën, Rektori i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Vullnet Ameti bashkë me kryetarin e Parlamentit Studentor, Islam Imeri, dekanë, profesorë dhe studentë.

 

Pas dhurimit të gjakut, Rektori Prof. Dr. Vullnet Ameti realizoi një takim miqësor me Ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shkup, znj.  Kate Marie Byrnes, të cilës njëherit edhe i bëri ftesë që në të ardhmen ta vizitojë Universitetin e Tetovës.

Next Post

Elezi në Parlament: 125 milion euro nga BB për politikat zhvilluese për financat publike!

125 milion euro për politikat zhvilluese për financat publike dhe konkurencën sigurohen në kuadër të Kornizës së re për partneritet mes Bankës Botërore dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut për periudhën prej vitit 2019 deri në vitin 2023. Sot në parlament zëvendësministrja e financave Shiret Elezi ka elaboruar Propozim ligjin […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: