Vëllai vret motrën 21-vjeçare sepse postoi foto me të fejuarin

vull

Të vrasësh në emër të nderit; kështu ndodhi në Palestinë, ku të enjten e shkuar një 21-vjeçareje iu mor jeta nga vëllai i saj.

 

Israa Ghrayen u vra thjesht dhe vetëm se postoi në rrjetet sociale një video së bashku me të fejuarin e saj. Gjesti në fjalë u konsiderua ç’nderues, pasi me personin me të cilin e ndjera u shfaq në kamer, ende nuk ishte celebruar.

 

Tejmase i nevrikosur, si dhe i urdhëruar nga i ati, vëllai Ihab e dhunoi dhe torturoi të motrën, në shtëpinë e tyre në Bethlehem.

 

Teksa dhunohej, Israa u përpoq t’i shpëtonte vëllait, por fatkeqësisht ra nga kati i dytë i shtëpisë duke dëmtuar rëndë shtyllën kurrizore. Fill pas kësaj, e gjendur në spital, Israa u shpreh në Instagram se ishte e fortë dhe plot me dëshirë për të jetuar jetën.

 

“I gjykoftë Zoti ata që duan të më bëjnë keq”, u shpreh ajo.

 

Në një kohë kur Israa pritej të operohej dhe merrte veten, u sulmua sërish, për të dytën herë. Ndonëse familja vazhdon të mohojë se ka gisht në ngjarje, online u shpërndanë disa video ku viktima lëshonte klithma dhe kërkonte ndihmë, gjatë çasteve të fundit të jetës.

 

Pavarësisht se kudo në media po akuzohet drejtpërsëdrejti familja për vdekjen e saj, të afërmit thonë se Israa vdiq nga një atak kardiak. Aktualisht është shpërndarë me shpejtësi hashtag- u, #WeAreAllIsraah, ku njerëzit kërkojnë arrestimin e vëllait-vrasës.

Next Post

Komuna e Çairit dhe AKV "Ibe Palikuqi" fillojnë përgatitjet për shënimin e 40 vjetorit të ekzistencës së Ansamblit "Ibe Palikuqi"

Ansambli i Këngëve dhe Valleve “Ibe Palikuqi” ka qenë dhe mbetet ndër përfaqësuesit më të denjë të trashëgimisë së pasur kulturore të popullit tonë. Kjo vatër e kulturës më 15 Nëntor të këtij viti do të shënojë 40 vjetorin e ekzistencës së saj dhe shënimi i këtij jubileu të veçantë […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: