​IHMK parasheh rritje të temperaturave ekstreme

vull

Ditët e fundit të korrikut do të karakterizohen me mot të nxehtë dhe me vapë.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se do të ketë rritje të temperaturave në të dy vlerat ekstreme.

“Java e fundit e muajit korrik do të karakterizohet me mot të nxehtë dhe me vapë. Kjo situatë meteorologjike vije si pasojë e prezencës së masave të nxehta të ajrit me origjinë nga Afrika Veriore. Do të ketë rritje të temperaturave në të dy vlerat ekstreme. Minimalet do të lëvizin ndërmjet 14-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 34-36 gradë Celsius.

Nuk përjashtohen mundësitë që në disa zona të ketë riga shiu të karakterit lokal, por jo në sasi të mëdha. Indeksi UV do të shënoj vlera të larta dhe kujdesi nga kontakti direkt me rrezet e diellit mundësisht të jetë sa më i kufizuar (10-17). Do të fryjë erë nga drejtimet e ndryshme e lehtë deri mesatarisht e fortë. Vendet fqinjë, si Lugina, Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe Mali i Zi, parashihen me temperatura më të larta se sa në territorin tonë. Maksimalet parashihen të lëvizin ndërmjet 38-41 gradë Celsius”, ka njoftuar IHMK.

Next Post

Në Strugë do të ndërtohet qendër për fëmijët me nevoja të veçanta

Edhe një lajm i mirë për qytetin e Strugës. Ramiz Merko së bashku me Ergin Borovën, qytetar strugan i cili jeton dhe vepron në Holandë do të ndërtojnë qendër për fëmijët me nevoja të veçanta. Meqenëse qytetarët janë gjithmonë në vendin e parë, kryetari i Komunës së Strugës Ramis Merko […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: