Sildi Koqini -Dallëndyshe bukuroshe a mos vjen nga Shqiperia ?

Arvanit Cameria

Në një nga trajnimet që kam marrë pjesë u pyetëm se cili ishte identiteti ynë social, me çfarë e lidhim ne veten.

Instiktivisht kam përmendur Çamërinë, si elementi dallues i cili, më së shumti, përfaqëson atë që unë jam dhe atë që unë dua. Jam rritur me historitë e gjyshit për shtëpinë e bukur rrethuar me ullinj, jam rritur duke dashur vallen, këngën, historinë e Çamërisë.

Ama kaq nuk mjafton…
Unë mendoj që njeriu bën zgjedhje në jetë, zgjdhje të cilat i mendon të arsyeshme për stadin që është, dëshirat dhe nevojat që ka.

Para 3 muajsh, krejt rastësisht dhe pa menduar asnjëherë se si do shkonte, unë bëra zgjedhjen time. Zgjedhje për të cilën në këto momente ndihem krenare.

Unë nuk e shoh PDIU thjesht si parti politike. E shoh si një grupim njerëzish që kanë të njëjtin synim si unë, Çamërinë. I shoh si një familje e madhe me të njëjtën shtëpi, Çamërinë.

Unë nuk do pranoj kurrë ta shoh PDIU-në thjesht si parti politike. Për mua është shumë më shumë se aq. Është e vetmja derë ku çështja Çame mund të gjejë zgjidhje. Dhe për mua kjo ka më shumë rëndësi se çdo post, çdo mandat, çdo qeveri.

Kam patur fatin të njoh njerëz që e duan kauzën po aq sa unë, njerëz që punojnë për të. Kam patur fatin të shoh nga afër punë reale, të shoh nga afër vështirësi reale dhe kam kuptuar diçka.
Çamëria ka nevojë për të gjithë ne. Çamëria ka nevojë të përfaqësohet. Çamëria ka nevojë të kujtohet. Çamëria ka nevojë të trashëgohet.
Është përgjegjësia e të gjithëve ne që e ndiejmë dhe duam çështjen, të mbajmë gjallë amanetin…

Unë mendoj që njeriu bën zgjedhje në jetë. Unë jam krenare për zgjedhjen time!

#NeNukHarrojmë#ÇamëriaNukHarron#ShqipëriaFiton#NënNjëFlamur#ShpëtimIdrizi9#MesilaDoda12

Next Post

McGregor konfirmoi një revansh që bota mezi po e pret

CONOR McGREGOR ka zbuluar në profilin e kundërshtarit të tij në Instagram dhe një datë për luftën e tij të radhës. Edhe një herë, për herë të tretë në karrierën e tij, ai do të hyjë në një kafaz me Dustin Poirier. Lufta është planifikuar të zhvillohet në 10 korrik. […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: