100 kontejnerë të rinj për mbeturina nga Konja e Turqisë donacion për komunën e Tetovës

vull
Sot, në ambientet e komunës së Tetovës zhvillova takim me përfaqësues nga Konya e Turqisë të udhëhequr nga Ismail Türkoğlu, Hüseyin Kürşat Ovelekoğlu, Ramazan Şevik, Mustafa Özsolak si dhe Ibrahim Bahadir Tosun.
Në takim, kryesisht diskutuam për punën e Ndërmarrjes Publike Komunale, nevojat e tyre dhe të qytetarëve tanë lidhur me menaxhimin e mbeturinave në qytet.
Riparimi i ujësjellësit ishte gjithashtu temë diskutimi për ne për të zgjidhur njëherë e përgjithmonë këtë problematikë për qytetarët tanë. Gjithashtu, informoj qytetarët se së shpejti nga Konya si donacion në Tetovë do të mbërijnë 100 kontejnerë që do të shërbejnë në pastërtinë e qytetit tonë dhe menaxhimin sa më efikas të tyre.
Po punojmë për çdo ditë, për Tetovën tonë dhe qytetarët tanë për një jetë më të mirë dhe një qytet me pamje europiane.

Next Post

Proteston Oda Ekonomike e Energjetikës! Kërkojnë dorëheqjet dhe kthimin e EVN-së në pronësi shtetërore

Zgjidhja e krizës energjetike, kthimi i rrjetit shpërndarës EVN në pronësi të shtetit, kthimi i BEG-ut nën kompetenca të qytetit të Shkupit, shkarkimi i personave të papërgjegjshëm janë arsyet e protestës përpara Qeverisë e që u organizuar nga Oda Ekonomike e Energjetikës. Përveç kompanive anëtare të Odës, në protestë morën […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: