139 gjoba për shkeljet në trafik në qytetin e Shkupit

vull

Ministria e Punëve të Brendshme informon se dje (10.08.2021) vazhdoi me kontrollet e intensifikuara në trafik.

Nga MPB thonë se në territorin e qytetit të Shkupit, u vendosën gjithsej 139 gjoba, përfshirë 23 për vozitje me shpejtësi më të madhe se e lejuara, 26 kundërvajtje të kryera nga këmbësorët, 15 gjoba për vozitje pa patentë shofer.

“Shtatë masa janë vendosur për përdorimin e telefonit celular, pesë për shoferët fillestar, shtatë për shkeljet e kryera nga motoçiklistët, 36 për parkim të paligjshëm”.

“Veprimet e intensifikuara kontrollet e trafikut do të vazhdojnë. U bëjmë apel qytetarëve që të respektojnë rregullat komunikacionit në mënyrë që të rrisin sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojnë në rrugë më të sigurta”, thonë nga MPB.

Next Post

​Ronaldos i kërkohet të transferohet te Lille për ta rivalizuar Messin, jep përgjigje të shkurtër

Cristiano Ronaldo ka qeshur me kërkesën që ia ka bërë bashkëlojtari i tij te Portugalia Jose Fonte për t’u bashkuar me Lionel Messin në Ligue 1 sezonin e ardhshëm. Messi përfundoi zyrtarisht kalimin e tij në Paris Saint-Germain në fillim të kësaj jave pasi përfundoi lidhja e tij e gjatë […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: