15 kompani mikro dhe të vogla pëkrahen me sukses si pjesë e Post KOVID19 programës për transformim

vull

17.03.2020, Shkup -Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore realizoi ngjarjen finale për promovim të Post Kovid19 programit për transformim, implementimi i të cilit filloi kah fundi i vitit të kaluar.

Programi është krijuar si përgjigje e pandemisë dhe nevojave shtesë të cilat u krijuan, me qëllim që të krijohen shërbime të përshtatshme me të cilat do të përkrahen kompanitë mikro dhe të vogla, me qëllim që kompanitë t’i tejkalojnë ndikimet negative me paraqitjen e krizës ekonomike. Për të vepruar shpejtë në këto sfida, Oda ka zhvilluar programin transformues Post KOVID-19, që synon kompanitë dhe punonjësit e tyre, kryesisht për t’i ndihmuar ata të mbajnë pozicionin e tyre në treg dhe të krijojnë vende pune shtesë. Me shërbimet e reja të ofruara, kompanitë kanë gjetur mënyra të reja për të gjeneruar fitime dhe për të zgjeruar mundësitë e biznesit përmes rrjetit të odës që numëron mbi 2,000 kompani anëtare nga sektorë të ndryshëm.

Me këtë program deri tani janë përkrahur 15 kompani lokale mikro dhe të vogla , ndërsa përzgjedhja e tyre është realizuar në bazë të principit ‘’ i pari që vjen, i pari shërbehet’’.

Kompanitë njëkohësisht u bënë anëtare të Odës, atyre iu ofrua mentorim dhe përgatitje e biznes planeve individuale si dhe trajnime në fushën e marketingut digjital, shitjeve dhe negociimeve. Me krijimin e këtij programi, Oda dëshmon se është gjithmonë në hap me faktorët e ndryshëm të jashtëm që ndikojnë në ekonominë e vendit dhe në të njëjtën kohë tregon kreativitet dhe gatishmëri për të transformuar shërbimet e ofruara ndaj anëtarëve, gjë që do të përmirësojë kushtet për të bërë biznes në vend dhe pas periudhës së pandemisë. – tha Drilon Iseni, Drejtor Ekzekutiv i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore.

Në fjalimin e tij para pjesëmarrësve, Përfaqësuesi i Zyrës së USAID në Maqedoninë e Veriut, Erik Janovski, foli për përfitimet e investimit në kapacitetet e ndërmarrjeve dhe theksoi rëndësinë e qëndrueshmërisë së shërbimeve të ofruara nga Odat.

 

“Ne ju inkurajojmë që të vazhdoni të përdorni këto shërbime të vlefshme të ofruara nga Oda dhe të paguani për to. Si njerëz të biznesit nuk kam pse t’ju them se sa ia vlen të investoni në veten tuaj dhe kompanitë tuaja. Dhe nëse ju dhe bizneset tuaja po shihni përfitimet e programeve të Odës, ndani përvojën tuaj me kompani të tjera që dhe ato të kyçen si anëtarë. Ndihmoni Odat Ekonomike të bëhen të qëndrueshme në mënyrë që edhe ata të vazhdojnë t’ju trajnojnë për aftësitë që dëshironi të fitoni.

“Ne me Qeverinë e SHBA-ve mbështesim përpjekjet tuaja duke investuar bashkërisht në iniciativa të tilla: ato që forcojnë frymën sipërmarrëse, nxisin inovacionin dhe nxisin rritjen ekonomike përmes përmirësimit të konkurrueshmërisë,” tha Erik Janovski.

OEMVP organizoi ngjarjen me përkrahjen e Projektit të USAID-it për zhvillim të ekosistemit afarist, si pjesë e aktivitetit të përgjithshëm për të forcuar kapacitetin e organizatave të biznesit dhe për të përmirësuar shërbimet që ata ofrojnë për kompanitë në vend. Përveç përfitimeve të programit, në aktivitet u prezantuan gjithashtu të gjitha arritjet dhe shërbimet e reja që oda ka zhvilluar në të kaluarën dhe të cilat aktualisht janë në dispozicion për të gjitha kompanitë e interesuara.

Next Post

Nuhiu: Vettingu është i nevojshëm

Zëvendësministri i Drejtësisë, Agim Nuhiu, ka realizuar takim në Gjykatën Administrative në Shkup me çka është mirëpritur nga kryetari i kësaj gjykate z. Burim Sejdini ku është konstatuar  bashkërisht se Gjykata Administrative ka shënuar  përparim në profesionalizëm dhe qasje në drejtësi. Zëvendësministri i Drejtësisë, Nuhiu u shprehë se me ndryshimet […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: