24 Dhjetor 1924:DITA E “TRIUMFIT TË LEGALITETIT”

vull
Mesazh i kryetarit të PLL dhënë sot në këtë ditë historike!
“Triumfi i Legalitetit” është dita kur Ahmet Zogu me mbeshtetesit e Tij, ndihmuar e njohur nderkombtarisht bëri të mundur vendosjen e legjitimitetit institucional, legjitimitet i fituar me votë pluraliste nga zgjedhjet e Dhjetorit 1923, marrë e nëpërkëmbur ky legjitimitet me dhunë nga kryengritja dhe rebelimi i Qershorit 1924.
Kjo ditë ngelet padyshim dita e triumfit të demokracisë mbi dhunën e imponimin, dita ku qartësisht u vërtetua se elita e politikës shqiptare e asaj kohe kryesuar kjo prej Ahmet Zogu ishte pro perendimore dhe jo e ndikuar prej revolucionit bolshevik rus.
“Triumfi i Legalitetit” pas Shpalljes së Pavarësusë dhe Kongresit të Lushnjes i hapi rrugë bërjes realitet ëndërrës e rilindase për të bërë shtetin shqiptarë e për të forcuar kombin tonë, gjë e cila u bë realitet për 15-vjet prej qeverisjes së Ahmet Zogut si kryeministër, president e Mbret i shqiptarëve.
Nëpërmjet “Triumfit të legalitetit u dha mesazhi i qartë se pushteti merret me votë dhe jo me dhunë, e kush përfaqëson shumicën meriton të qeverisë.
“Triumfi i Legalitetit” duhet të kujtohet me respekt jo vetëm prej legalistëve por prej gjithë shqiptarëve, gjithashtu organet shtetërore ligjvënëse e ligjzbatuese duhet të respektojnë e vlerësojne shumë më tepër, ligjerisht, këtë datë e cila meriton një vend tjetër në historinë tonë kombëtare.
Pas 96 vitesh, sot, kërkohet legjitimitet dhe pavarësi institucionale, legjitimitet i cili ngelet i cunguar prej asaj pjese të klasës politike që vë interesat për pushtet mbi themelet e demokracisë dukë bërë kapjen e çdo institucioni nëpërmjet kapjes e tjetërsimit të votës.
Next Post

Profesori i UT-së shpallet “shkencëtari i vitit”

Profesori i programit studimor të Fizikës në Fakultetin e Shkencave Matematike – Natyrore në kuadër të UT-së, Doc. Dr. Kimet Jusufi, më 23 dhjetor 2020, nga presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, z. Stevo Pendarovski, është shpallur shkencëtari i vitit. Profesori i UT-së ka një biografi të pasur arsimore-shkencore, […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: