25 Vjet UT – Fakulteti i Teknologjisë Ushqimore dhe të Ushqyerit fitues i turneut tradicional në futboll të vogël

vull

Në kuadër të aktiviteteve për 25 vjetorin e themelimit të Universitetit të Tetovës u zhvillua edhe turneu tradicional i futbollit të vogël, i organizuar nga Fakulteti i Kulturës Fizike. Në këtë turne morën pjesë të gjithë fakultetet e Universitetit dhe ndeshjet u zhvilluan gjatë dy ditëve. Fitues i turneut doli Fakulteti i Teknologjisë Ushqimore dhe të Ushqyerit, pasi e mundi në finale Fakultetin e Shkencave të Zbatuara, me rezultat, 2:1. Vendi i tretë i takoi ekipit të Fakultetit të Shkencave të Mjekësisë, i cili e mposhti Fakultetin e Kulturës Fizike, me gjuajtje të penalltive.


Skuadrës së vendit të tretë, Fakultetit të Shkencave të Mjekësisë, kupën ua ndau prorektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar, Doc. Dr. Shefik Shehu. Ekipit të vendit të dytë, Fakultetit të Shkencave të Zbatuara, kupën ua dorëzoi dekani i të njëjtit fakultetet, Prof. Dr. Feta Sinani. Ndërkaq, kryetarja e Parlamentit Studentor, Eliesa Zhaku, ua ndau kupën kampionëve – Fakultetit të Teknologjisë Ushqimore dhe të Ushqyerit. Ndërkaq, kupën tradicionale të turneut, ekipit fitues ia dorëzoi Rektori i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Vullnet Ameti. Ceremonia e turneut u përmbyll me një fotografi të përbashkët të pjesëmarrësve me trofetë e fituar.

Zyra për Informim

Next Post

Blerimi selam Mukit: E ke harru pragun e shtëpisë, mos e harro pragun e zgjedhjeve

Kryetari i komunës Saraj nga rradhet e BDI, Blerim Bexheti, ka demantuar deputetin e LSDM Muhamed Zeqiri pasi qe ky i fundit doli ne mbrojtje te ndryshimit te modelit zgjedhor duke thene se humb BDI, e jo shqiptaret edhepse te gjitha partite shqiptare e kane kundershtuar ndryshimin nga 6 ne […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: