Kohanews

Ke Çfarë Lexon!

45 sanksione për parakalime të paligjshme në territorin e SPB Tetovë

1 min read

Sot (23.03.2022) në periudhën nga ora 10.00 deri në ora 15.00 është zhvilluar kontrolli i përforcuar aksionar për sanksionimin e automjeteve që bëjnë parakalime të kundërligjshme në territorin e SPB Tetovë, ku janë sanksionuar 45 vozitës. Për të gjithë shkelësit janë përgatitur parashtresat e duhura dhe do të përballen me gjobat e parashikuara me ligj.

Aksionet e intensifikuara të kontrolleve vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit dhe të kontribuojmë së bashku për rrugë më të sigurta.