Në 24 orët e fundit (19/20.08.08.2020) në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut sa i përket masës për mbajtjen e obliguar të mbrojtjes personale të fytyrës janë regjistruar 657 shkelje të kësaj mase.
Ministria e Punëve të Brendshme apelon deri te qytetarët t’i respektojnë masat dhe protokollet e sjellura nga ana e Qeverisë me qëllim të ballafaqimit me KOVID-19.