Kohanews

Ke Çfarë Lexon!

72-vjeçarja, nëna e deputetes i nënshtrohet për të satën herë provimit të njohjes së maqedonishtes

1 min read

Sot nëna ime 72-vjeçare po i nënshtrohet për të satën herë provimit të njohjes së gjuhës maqedonase, me shpresë që kësaj radhe ta marrë shtetësinë. Kështu shkruan në Facebook, deputetja e Alternativës, Safije Sadiku, nëna e të cilës, vazhdon të mos ketë shtetësi.

“50 vjet (gjysmë shekulli) e bën këtë betejë. Pas kësaj moshe mund të mos i shërbejë më, por e postova këtë fotografi dhe këtë tekst që ta kuptoni betejën tonë në Kuvend. Nëna shqiptare në Maqedoninë e Veriut përballet me një shtet diskriminues vetëm sepse është shqiptare. Asgjë tjetër. Mbase tash e kuptojmë edhe se nuk është asgjë vonesa 1-mujore e një asistence ekonomike përballë gjysmë shekulli pritje. ‘Procesi’ vazhdon njësoj si te Kafka. Parashteti vendos për shtetin. Prandaj, o SHTETësi për të gjithë o SHTET të bllokuar për të gjithë”, shkruan deputetja Sadiku.

/Koha.mk/