Kohanews

Ke Çfarë Lexon!

A po bie qeveria me dorëheqje, me mosbesim apo aspak nuk bie?

4 min read

Mickoski i ka dhënë afat Zaevit për të bërë dorëheqjen, në të kundërtën ka paralajmëruar se në Kuvend do të dorëzohet kërkesa për votëbesimin e Qeverisë.

Pavarësisht nëse kryeministri Zoran Zaev nesër do të dorëzojë apo jo dorëheqjen në Kuvend, në skenën politike maqedonase nis shpalosja, pasi lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski njoftoi se ka mbi 61 nënshkrime dhe shpalli shumicën e re dhe rrëzimin e qeveria aktuale.

 

“Nëse Zaev nuk e realizon premtimin dhe nuk jep dorëheqje deri në orën 14:30, ne do ta paraqesim në Kuvend iniciativën për votim mosbesimi ndaj Qeverisë. Dera është e hapur për të gjithë 59 deputetët që besojnë se kjo qeveri kriminale e Zaevit duhet të rrëzohet – tha Mickoski.

Nëse Zaev jep dorëheqje, Kuvendi konfirmon vetëm dorëheqjen e kryeministrit dhe bashkë me të edhe e gjithë Qeveria. Ky skenar, sipas qeverisë, është më pak i mundshëm, sepse shumica e Mickoskit me gjasë do të testohen.
Në rastin e dytë, nëse Zaev nuk e dorëzon dorëheqjen, atëherë opozita aktuale do ta paraqesë në Kuvend kërkesën për besim në Qeveri. Në këtë rast, Kryetari i Kuvendit duhet të caktojë seancë për votëbesimin e Qeverisë brenda tri ditëve.

Dorëheqje e pamundur

Sipas nenit 219 të Rregullores së Kuvendit, “Dorëheqja e Qeverisë ose e Kryeministrit i paraqitet Kryetarit të Kuvendit me shkrim

Gara për shumicën

Megjithatë, zhvillimi i ngjarjeve është i pasigurt deri në momentin e fundit, duke pasur parasysh pretendimet e qeverisë dhe opozitës se kanë një shumicë parlamentare. Nga LSDM-ja po tentohet ta mbajë mazhorancën dhe VMRO-DPMNE-ja ta rrisë për një tjetër deputet. Andaj, këto ditë qarkullojnë informacione se shumica e Mickoskit nuk është aq stabile, gjegjësisht se ka mundësi që disa deputetë, të cilët tashmë kanë nënshkruar se do të votojnë për rrëzimin e Qeverisë së LSDM-së dhe BDI-së, të ndryshojnë mendje. Por kjo e mohon mazhorancën e re, sipas së cilës të gjithë nënshkruesit janë të sigurt se nuk devijojnë nga synimi për të rrëzuar Qeverinë e LSDM-së.

Mickoski sot në një konferencë për media ka mohuar raportimet se deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Skender Rexhepi është ankuar për keqpërdorim të nënshkrimit të tij dhe se do ta tërheqë atë.

– Nënshkrimi i Skender Rexhepit qëndron në iniciativën për ndryshimin e kësaj qeverie dhe besoj në ndershmërinë dhe synimin e tij të sinqertë për ta rrëzuar këtë qeveri të korruptuar – tha Mickoski, sipas të cilit nuk ka konfirmim të drejtpërdrejtë se deputeti Skender Rexhepi do të tërhiqet nga iniciativa.

“Prandaj, mohimi më i mirë do të jetë iniciativa që nesër jo më vonë se ora 14:30 do të dorëzohet në Kuvendin e Maqedonisë”, tha Mickoski.

I pyetur se çfarë nëse arrijnë të votojnë mosbesimin ndaj qeverisë, por nuk arrijnë të formojnë shumicën për të ardhmen, Mickoski kërkoi të shkohet hap pas hapi.

– Të bëjmë më parë të parën, të ngjitemi më parë në shkallën e parë, të mos shikojmë datën 27. Le të mbarojmë së pari gjënë e parë, pastaj janë procedurat, ligjet, Kushtetuta që duhen respektuar. Nuk varet më tej nga ne, varet kush duhet ta respektojë Kushtetutën. Mandati i jepet shumicës. Të presim që të ndodhë e para, që Zoran Zaev ta përmbushë premtimin e vetëm që presim ta përmbushë, edhe pse unë personalisht nuk e pres. Por, të hënën në ora 14:30 e dorëzojmë iniciativën në Kuvend dhe më tej ia lëmë kryetarit të Kuvendit që t’i respektojë afatet dhe procedurat ligjore që vlejnë – u përgjigj lideri i VMRO-DPMNE-së.

Xhaferi në lëvizje, pastaj Pendarovski

Kryeparlamentari Talat Xhaferi, sipas Rregullores së punës, më së voni deri të enjten është paraparë që ta caktojë seancën e mosbesimit në Qeveri. Nëse jepet një votë mosbesimi, qeveria është e detyruar të japë dorëheqjen. Pas kësaj nisin afatet për një kryeministër të ri. Xhaferi duhet ta informojë presidentin se Qeveria ka votëbesimin. Presidenti duhet t’i japë mandatin partisë ose koalicionit që ka siguruar shumicën brenda 10 ditëve. Partia ose koalicioni duhet të emërojë një kryeministër të emëruar dhe një program qeveritar brenda 20 ditëve. Nëse partia nuk arrin të sigurojë shumicën për një qeveri të re, presidenti ia jep mandatin partisë ose koalicionit të ardhshëm.

Ekspertët thonë se nuk përjashtohet mundësia që Mickoski të sigurojë vota të mjaftueshme për të rrëzuar qeverinë, por të mos sigurojë shumicën në mbështetje të qeverisë së re, veçanërisht për shkak të qëndrimeve të kundërta të nënshkruesve të mazhorancës së re për çështjet strategjike politike.

. Dorëheqjen e Qeverisë ose të Kryeministrit Kryetari i Kuvendit ia paraqet menjëherë deputetëve dhe Presidentit të Republikës.

Në nenin 220 thuhet se “Kuvendi në seancën e parë të radhës, pa debat, konstaton se mandati i Kryeministrit, Qeverisë apo anëtarit të Qeverisë përfundon në ditën e seancës”.

Mickoski sot i ka dhënë Zaevit afat që të bëjë dorëheqjen, në të kundërtën ka paralajmëruar se në Kuvend do të dorëzohet kërkesa për votëbesimin e Qeverisë.