Ademi: Kuvendi duhet të jetë konstruktiv dhe të japim kontribut për zhvillimin e vendit

vull

Ademi: Kuvendi duhet të jetë konstruktiv dhe të japim kontribut për zhvillimin e vendit

Në një intervistë ekskluzive për Indeks.mk, shefi i grupit parlamentar të BDI-së Arbër Ademi flet mbi ngjarjet politike në vend, punën e Kuvendit dhe rolin e opozitës.

KohaNews: Kuvendi zgjodhi Qeverinë me 62 vota një javë më parë. A është e qëndrueshme shumica e re parlamentare?

Ademi: Sigurisht se shumica parlamentare është e qëndrueshme ashtu siç kemi thënë edhe më parë. Tendencat janë për zgjerimin, forcimin, përforcimin e shumicës parlamentare për arsye se kjo shumicë parlamentare e ka një orientim të qartë pro perëndimore pro vlerave europiane euro atlantike e kështu që nuk ka deputet të cilët do të rreshtoheshin kundër një përcaktimi të këtillë strategjik, prandaj kjo shumicë parlamentare dhe kjo qeveri që ka mbështetjen maksimale të shumicës të deputetëve në Кuvend është stabile dhe është e fokusuar maksimalisht në realizimin e të gjitha politikave, masave dhe projekteve të cilat e përbëjnë programin qeverisës që është një program i konsiliduar, një program ambicioz dhe një program i cili ka vizion të qartë se ku do të na shpie neve si vend dhe si shoqëri.

KohaNews: A do të zhbllokohet puna e Kuvendit dhe si e shihni rolin e opozitës në Kuvend?

Ademi: Sigurisht se kohëve të fundit nuk po ballafaqohemi me bllokim të punës së Кuvendit. Unë gjithmonë ju kam bërë thirje forcave politike të përfaqësuara në Kuvend që të jenë konstruktiv, ta japin kontributin e tyre të çmueshëm në drejtim të zhvillimit të vendit, arritjes së standarteve më të larta. Pres që në periudhën vijuese të vazhdoj konstruktiviteti i të gjitha forcave politike, veçmas për ato ligje, vendime, të cilat janë në të mirën e vendit, janë në të mirë të shoqërisë, për arsye se nga ana tjetër qasja destruktive, bllokimi i punës së kuvendit, obstrukcionet e ndryshme nuk kanë shkuar në favor të aktorëve të cilët kanë praktikuar veprimet të këtilla e kanë ndërmarë aksione të këtilla dhe nuk kanë kaluar mirë në testin e parë përpara qytetarëve. Prandaj është e rrugës, është e udhës që të gjitha forcat politike të luajnë rolin e tyre konstruktiv pa marrë parasysh se janë në pozitë apo në opozitë duke u udhëhequr nga interesat e qytetarëve.

KohaNews: Ju kërkuat që të bëheni delegat në Kongresin e Aleancës për Shqiptarët dhe komentuat papërgjegjësinë e Ziadin Selës për t’u dorëhequr pas humbjeve serike në zgjedhje. A u pajiset me kartelë anëtarësie?

Ademi: Është e vërtëtë se kam kërkuar që të jem delegat në kongresin e Aleancës për Shqiptarët dhe është e vërtet se kam thënë se nëse do të më јеpej një mundësi e tillë, jo me një dorë por me dy duar do të votoja që Zijadin Sela të rizgjidhet kryetar i Aleancës dhe ta drejtojë këtë parti drejt humbjeve të reja, në mënyrë cinike sigurisht se do të mendoja kësisoji, por në mënyrë pragmatike me të vërtet jam i interesuar që të kemi një opozitë të shëndoshë, një opozitë e cila është korektuese e pushtetit. Kjo është e shëndetshme për demokracinë, për jetën politike, por edhe për vetë politikat të cilat krijohen. Pra, shumë më shumë do të doja që të kemi një opozitë e cila me të vertetë do të ishte konkurent real, i vërtetë i Bashkimit Demokratik për Integrim megjithëse përfaqësoj këtë parti sepse kësisoji mendoj se do të kontribojmë në të mirën e qytetarëve.

Next Post

Ministri Çupi takon ish ministrin Ademi: Diaspora ka rol vendimtar

Takimin e parë si Ministër pa resor – përgjegjës për Diasporë e realizova pikërisht me ish Ministrin e Diasporës, tashmë Këshilltar i Kryeministrit për Çështje të Jashtme, z. Edmond Ademi. Takimi ishte i një rëndësie të madhe pasi z. Ademi njihet si ministër i parë – përgjegjës për Diasporë në […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: