Adnan Azizi nga Lëvizja Besa: Respekte dhe nderime dhe për votuesit e PDSH-së që u rreshtuan në krahun e ndryshimit dhe sjelljes së ndryshimit në Tetovën tonë të dashur!

vull

Adnan Azizi nga Lëvizja Besa ka falenderuar të gjithë aktivistët e Lëvizjes Besa si dhe aktivistët e ASH që krah për krahu i bashkuam forcat dhe siguruan fitoren e Bilall Kasamit në votimet e djeshme.

 

Në vazhdim, publikimi i Azizit në facebook:

Te dashur tetovarë, shumë të respektuar votues të Lëvizjes Besa, struktura dhe ju aktivistë të palodhur e të padorëzuar deri në momentin e fundit për betejen politike që zhvilluat dje ballë për ballë me oponentin tonë politik!

Më lejoni të ju falenderoj me sinqeritetin më të lartë dhe me përkuljen më modeste për punën intensive që keni bë gjatë gjithë kësaj periudhe kaq të lodhshme elektorale që e kurorzuam me fitoren tonë të madhe diten e djeshme.

Gjithashtu mirnjohje, respekte dhe falenderime të sinqerta dhe për strukturat, aktivistët dhe votuesit e Aleancës për Shqipëtarët që krah për krahu i bashkuam forcat dhe së bashku rrëzuam zollumin disa vjeçar në komunën e Tetovës!

Respekte dhe nderime dhe për votuesit e PDSH-së që u rreshtuan në krahun e ndryshimit dhe sjelljes së ndryshimit në Tetovën tonë të dashur!

Falemenderime nga ❤ edhe të gjithë mërgimtarëve që udhëtuan me kilometra nga diaspora me vullnetin dhe dëshiren e madhe që Tetovën ta shohin ndryshe dhe europiane.

Nderime dhe mirnjohje dhe për votuesit e komunitetit maqedonas dhe etniteteteve tjera pa dallim që dhe ata dje e thanë fjalën e tyre se Tetova ka nevoj për ndryshim dhe me përkrahjen e tyre me votë u rreshtuan drejt ndryshimit.

Falenderime dhe për gjithë shoqatat jo qeveritare, intelektualët dhe shoqëritë civile për kontributin e tyre në drejtim të përkrahjes së fitores tonë të madhe!

Të dashur qytetarë, ju sigurojmë se besimin e dhënë ndaj nesh e kuptojmë si amanet dhe besë të dhënë ndja nesh, andaj zotohemi se kryetari i ri z. Bilall Kasami së bashku me ekipin e tij të punës, këtë porosi dhe amanet do ta çoj deri në fund me përkushtim dhe punë intensive duke ju qëndruar besnik dhe në shërbim të gjithë qytetarëve të Tetovës pavarësishtë përkatësive politike dhe etnike gjatë gjithë mandatit të tij katër vjeçar!
Na priftë e mbara dhe qofshmi gjithmonë me Besë e faqebardhë!

Next Post

Nëse nuk bëjmë shumicë të re, më së miri është të kemi zgjedhje të parakohshme, thotë koordinatori i VMRO-DPMNE-së

Nikolla Micevski theksoi se procedurat dhe hapat e ardhshëm do të dihen pas dorëheqjes së Zaevit në Kuvend. Nëse VMRO-DPMNE nuk arrin të formojë shumicën e re parlamentare pas dorëheqjes së kryeministrit Zoran Zaev, atëherë duhet të ketë zgjedhje të reja të parakohshme parlamentare sepse qeveria është e delegjitimuar, tha […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: