Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, në rezidencën e Ambasadës së Britanisë së Madhe në Shkup ka takuar princin Edward i cili po qëndron për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Në atmosferën e një takimi shumë miqësor princi Edvard e përgëzoi kryetarin Gashi për angazhimin e Alternativës në qeveri dhe përkushtimin për zgjidhjen e të gjitha kontesteve që e çojnë vendin drejt integrimeve euro-atlantike.