Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti përmes një postimi ka ndarë dhimbje dhe ngushëllime për familjarët që humbën jetën sot pasdite nga aksidenti tragjik në autostradën Tetovë – Shkup.
“Ngushëllimet më të sinqerta familjarëve të viktimave.
Ndajmë dhimbjen me familjarët, do të jemi pranë tyre si dhe të lënduarve duke vijuar me mobilizimin maksimal të zjarrfikësve, policëve dhe mjekëve për t’iu dal në ndihmë të gjithëve”, shkruan Ali Ahmeti.
Postim i kryetarit te PDSH-së, Menduh Thaci
I prekur rëndë nga rasti tragjik i ndodhur sot në autostradën Shkup-Tetovë, Ju shpreh ngushëllimet e mija më të sinqerta familjeve të cilët humbën më të dashurit e tyre në këtë fatkeqësi kurse të lënduarve shërim të shpejtë!