Ahmeti nga Çegrani: Nuk do të humbim nga VMRO-DPMNE në Gostivar e Kërçovë

vull

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim – BDI, z. Ali Ahmeti i shoqëruar nga zëvendëskryeministri i parë, z. Artan Grubi dhe nënkryetar njëherit kandidat për Kryetar Komune në Gostivar, z. Nevzat Bejta, takuan banorët e Çegranit.

Në këtë takim ku i pranishëm ishte edhe ministri i ekonomisë, z. Kreshnik Bekteshi, zv.ministri i mbrojtjes njëherit kryetar dega në Gostivar, z. Bashkim Hasani dhe deputetja e zonës, zonj. Arta Bilalli – Zendeli, lideri Ahmeti theksoi që: “Ndodhemi përpara një ekopje të re dhe përpara kemi projekte të rëndësishme siç është Korridori tetë, rruga Tetovë – Prizren, rrjeti i gazifikimit që ka arritur në Gostivar dhe që do të vijon në Kërçovë, Strugë e Korçe, andaj na duhet përkrahja e juaj që komunat tona të drejtohen nga shqiptarë dhe këto projekte të përfundohen.

“Të jem i sinqert dhe të flas hapur si vëllau me vëllaun, nuk dua të humb nga VMRO-DPMNE në Gostivar dhe Kërçovë. Nuk dua të humb nga VMRO-DPMNE në Gostivar dhe Kërçovë, këtë e them me shumë seriozitet. Kërkoj nga ju mbështetje dhe më 31 tetor të dalim fitimarë. Të ishte e pamundur as që do të vija të kërkoja mbështetjen tuaj. por të mobilizuar mund të fitojmë”, tha Ahmeti fjalimi i të cilit u shoqërua me duartrokitje frenetike nga banorët e Çegranit.

Para banorëve të Çegranit Ahmeti tha që me insistimin e BDI është inicuar projekti për lidhjen hekurudhore mes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, andaj vota për BDI është votë për realizimin e këtyre projekteve, thuhet në kumtesën e BDI-Gostivar.

Next Post

Profesoresha Besa Kadriu bën ftesë për mobilizim dhe ndryshim, mbështet publikisht Kasamin

Profesoresha universitare, Besa Kadriu në mënyrë të hapur ka dalë në mbështetje të Bilall Kasamit në garën për Tetovën. Profesoresha Kadriu duke elaboruar një thënie të një studenti nga SHBA-të tha se një mandat i tretë nuk i lejohet as funksionarëve e bashkiakëve që në mandatin e tyre kanë qenë […]

Subscribe US Now