Ahmeti para mbledhjes: Bisedojmë me të gjithë përpos LEVICËS (VIDEO)

vull

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti është prononcuar para mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të BDI-së në Tetovë, transmeton TetovaSot.

Këshilli i Përgjitshëm i BDI-së mblidhet pas zhvillimeve të fundit në skenën politike në Maqedoninë e Veriut, me dorëheqjen e Kryeministrit si dhe paralajmërimin e opozitës VMRO-ASH-AAA-Besa-Levica për shumicë të re parlamentare.

 

“Është një mbledhje e këshillit të përgjitshëm, organi më i lartë i BDI-së, për analizë të situatës në tërësi” tha Ahmeti.

Ahmeti tha se BDI ka bisedime me të gjithë partitë politike përpos LEVICËS.

“Unë jam në bisedime me të gjitha palët të cilat kanë për orientim qasjen euroatlantike, por jo me partitë që kanë prioritet filozofinë anti-NATO, filozofinë anti-amerikane, filozifine anti-europiane, filozofinë anti-shqiptare, me këto s’kemi dhe s’do kemi asnjë komunikim”, u shpreh Ahmeti./TetovaSot

Next Post

Mexhiti mohon se deputetët e BDI-së do të forcojnë shumicën e Mickoskit

Nënkryetari i BDI-së, Izet Mexhiti, pas informacioneve të publikuara në disa media se dy-tre deputetë të partisë së Ali Ahmetit do të kalojnë në një shumicë të re parlamentare të udhëhequr nga VMRO-DPMNE, tha për “Sloboden pecat” se BDI është parti stabile dhe siç tha ai. ka përvojë të mjaftueshme […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: