Ahmeti – Romeo: Evropa e bashkuar është opcioni ynë i vetëm

vull

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, të premten në Parlament ka pritur në takim Ambasadorin Italian, Karlo Romeo. Ahmeti dhe Ambasadori Romeo kanë diskutuar për situatën politike në Maqedoninë e rajonit, vendimin e Këshillit të Bashkimit Evropian, si dhe zgjedhjet e parakohshme.

Ahmeti në takim ka theksuar që BDI ka insistuar që zgjedhjet e parakohshme mos ta dëmtojnë procesin e anëtarësimit në NATO dhe prandaj kemi propozuar mbajtjen e  zgjedhjeve në pranverë e jo në dhjetor ose janar.

“Ratifikimi i protokollit për anëtarësim në NATO në Parlamentin tonë nuk duhet të vihet në pikëpyetje sepse anëtarësimi i vendit tonë në aleancën veriatlantike është prioritet absolut i BDI-së, shqiptarëve dhe të gjithë qytetarëve. Ahmeti përshëndeti përkushtimin e të gjitha partive në vend për të vijuar rrugën e reformave dhe të integrimit në Bashkimin Evropian. Ambasadori Italian theksoi se vendi i tij ka pozitë të qartë dhe e mbështes tërësisht anëtarësimin e Maqedonisë së veriut dhe Shqipërisë. Kryetari Ahmeti falenderoi Italinë për ratifikimin e protokolot për anëtarësim në NATO, mbështetjen për marrjen e datës për fillim të negociatave si dhe për deklaratat e fuqishme në përkrahje të rajonit tonë”, thuhet në njoftimin e BDI-së.

Ahmeti, thuhet më tej në njoftim, theksoi që BDI do të vijojë përpjekjet për reforma edhe në periudhën para nesh duke u angazhuar për integrim konsensual, drejtësi joselektive, veting dhe transparencë të veprimtarisë publike, për jetesë cilësore, vende pune dhe përafrim të standardeve me Bashkimin Evropian që do t’i mundëson rinisë të ndërton të ardhmën në vendin e vet.

Next Post

Pendarovski për TV Grek Alfa: Përgjigja nga Brukseli ishte një shok për të gjithë

Ishte me të vërtetë një tronditje për të gjithë, jo vetëm mua dhe njerëzit, por për tërë elitën politike, tha Presidenti i Maqedonisë Veriore Stevo Pendarovski në një intervistë për televizionin Grek Alfa. Ai shtoi se në mbledhjen e udhëheqjes të së Dielës, të gjitha partitë, qoftë nga qeveria apo […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: