Ahmeti: Të solidarizohemi edhe financiarisht me mbrojtjen e UÇK-së në procesin gjyqësor

Kohanews Admin

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti ka bërë thirrje që shteti i Kosovës të mobilizohet dhe tu dal në përkrahje krerëve të ish UÇK-së, jo me komunikata por financiarisht pasi që ky proces ka një kosto të lartë.

Ahmeti ka rikujtuar opinionin se në këtë proces janë të angazhuar avokatët më të njohur dhe më të mirë.

“Si proces nuk është i lehtë, këtu janë angazhuar avokatë me kredibilitet shumë të lartë dhe shumë të njohur. Këta njerëz meritojnë që shteti tu dalë zot sepse këta njerëz kanë bërë për shtetin. Këta njerëz janë bashkëthemelues me shumë njerëz të tjerë të cilët sot janë si në pushtet ashtu edhe në opozitë, hatër mbetjet të lihen anësh në këtë situatë dhe të bëhet një solidaritet i fortë, edhe përmes fondeve pasi që kostoja është e lartë”, është shprehur Ahmeti.

Next Post

Agjencia për Përkrahje Financiare në Buqësi dhe Zhvillim Rural hap Thirrje publike, mbështet me grante (Detajet)

Përmes një njoftimi në faqet zyrtare Agjencia për Përkrahje Financiare në Buqësi dhe Zhvillim Rural ka bërë të ditur se tashmë ka hapur Thirrjen publike në të cilën mund të aplikojnë të gjithë për grante të ndryshme në sfera të bujqësisë dhe zhvillimit rural. Thirrje Publike Nga sot e deri […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: