Kohanews

Ke Çfarë Lexon!

Ahmeti uron 7 marsin, ditën e mësuesit

1 min read

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti ka uruar gjithë mësimdhënësit me rastin e ditës së mësuesit, 7 marsi në faqen e tij zyrtare në facebook.

POSTIMI I PLOTË:

Të nderuar mësues dhe mësuese,

Ju që mbi supet tuaja mbani përjetësinë e kombit, ju që përcjellni tek të vegjëlit tanë për çdo ditë atdhedashurinë, shenjtërinë e gjuhës shqipe, kujtimin e trimave dhe dritën e dijes, pranoni sot urimet më të sinqerta me rastin e festës kombëtare të 7 Marsit.

Ditë përkujtimi e reflektimi është kjo e sotmja edhe për rolin e jashtëzakonshëm të mësuesve tanë ndër shekuj, jehonën e fjalës së tyre të ditur që nuk arritën ta shuajnë as stuhitë e fuqishme të asimilimit dhe që u bë frymëzim i vegjëlisë në rrugëtimin për ekzistencën e kombit.
Lavdi e përjetshme për të gjithë ata veprimtarë të arsimit që dhanë jetën në shërbim të lartësimit të vlerave kombëtare, respekt pafund për ata që vazhdojnë sot e kësaj dite këtë mision të shenjtë.