Aksident para Qeverisë, tek njëra makinë zyrtare ishin ministrat Fatmir Besimi dhe Kreshnik Bekteshi, ka edhe të lënduar

vull

Një aksident ka ndodhur në udhëkryqin para Qeverisë së Maqedonisë së Veriut në Shkup.

Nga pamjet shihet se në aksident janë të përfshira tre vetura të cilat kanë qenë duke udhëtuar paralelisht.

Dy vetura janë me targa të Shkupit, kurse njëra është veturë zyrtare. Këtë e ka konfirmuar edhe vetë ministri i Financave Fatmir Besimi, raporton TetovaSot.

“Sot vonë pasdite, vetura zyrtare me të cilën kam qenë duke udhëtuar bashke me ministrin e ekonomisë Kreshnik Bekteshi për në mbledhje pune në Qeveri ka qenë pjesëmarrëse në një aksident trafiku që ka ndodhur në udhëkryqin përballë Qeverisë.

Përveç dëmeve materiale në vetura, fatmirësisht nuk ka persona të lënduar rëndë. Disa nga pjesëmarrësit pësuan lëndime të lehta. Të lënduarve u uroj shërim sa më të shpejtë, shkruan Fatmir Besimi.

Next Post

Arrihet marrëveshje, paga minimale do të jetë 18 mijë denarë!

Në mbledhjen e Këshillit ekonomik është arritur marrëveshje mes sindikalistëve dhe funksionarëve qeveritarë që paga minimale të jetë 18.000 denarë. Siç bëjnë të ditur nga mbledhja e Këshillit ekonomik për TV21, arritja e marrëveshjes ka ardhur pasi Qeveria ka pranuar të subvencionojë rritjen. Për atë se si do të realizohet […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: