Aksident trafiku në rrugën Gostivar- Çegran, ka edhe të vdekur

vull
Nga policia njoftojnë se sonte (27 -dhjetor) rreth orës 20, në rugën rajonale Gostivar – Çegran më sakt në fshatin Forinë, ka ndodhë aksident trafiku në të cilën kanë marrë pjesë dy vetura: Vetura “Shkoda Felicia” me targa të Gostivarit të cilën e ka drejtuar 57-vjeçari L.H. nga fshati Raven, në të cilën si pasagjer kanë qenë edhe tre persona të gjinisë femrore dhe vetura “BMW” me targa të Austrisë të cilën e ka drejtuar 18- vjeçari I.M nga Çegrani i Gostivarit. Në këtë aksident shoferi L.H. ka pësuar lëndime të rënda trupore të cilave shpejt është nënshtruar dhe ka ndëruar jetë, derisa tre personat tjerë nga e njëjta veturë, kanë marrë lëndime trupore. Në vendin e ngjarjes inspektim janë duke kryer Prokurori Publik dhe ekipi nga DPB Gostivar, kurse vozitësi i veturës “BMW” është siguruar për procedurë të mëtejme.
Next Post

​​​ Dimitrov: “Përshëndesim vendimin e BE-së që të sigurohen 70 milion euro për rajonin që të mbulohen harxhimet për vaksina për grupet prioritare dhe pajisjet e vaksinimit”

Qeveria e Maqedonisë së Veriut përshëndet miratimin e sotëm të pakos prej 70 milion eurosh në kuadër të Instrumentit për Ndihmë Para-aderuese (IPA II) për financimin e qasjes së vendeve të Ballkanit Perëndimor me vaksinat kundër KOVID-19, të prokuruar nga vendet anëtare të BE-së nga ana e Komisionit Evropian. ZKQ […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: