Kohanews

Ke Çfarë Lexon!

Albon Xhemaili : Mjetet për ujësjellësin e fshatit Pallcisht jan të siguruar, fushata parazgjedhore e parandaloj nisjen e punimeve, kryesia aktuale e Bogovinës i duhet vullnet për ta realizuar

1 min read

Status në facebook i ishë- kryetarit të Komunës së Bogovinës, Albon Xhemaili

Të nderruar qytetarë të Komunës së Bogovinës.
Duke ndjekur situatën e fundit rreth ujit për pije në vendbanimin Pallçisht, ndjej obligim të jap një sqarim shumë të shkurtër rreth kësaj problematike!
• Për vendbanimin Pallçisht janë të siguruara mjete nga Banka Europiane për infrastrukturën e ujit deri në rezervuaret e ujit afërsisht rreth 250.000€ kur kjo Komunë menaxhohej nga Aleanca për Shqiptarët,normalisht që do të thotë se ka projekt në KOMUNË se përndryshe nuk mund të sigurohen mjete pa mos patur projekt të detajuar.
Shkaku i vetëm që nuk i fillova punimet nuk ishin mjetet e siguruara dhe projekti, por problem ishte fushata parazgjedhore që mos filloja me punë për shkak zgjedhjeve.
Për të qenë sa më korrekt me banoret e vendbanimit Pallçisht ata duhet të informohen se mjetet,projekti janë të gatshme, vetëm pritet vullnet nga ana e Kryetarit aktual të komunës së Bogovinës.
Të gjitha obligimet tjera janë të kryera!