Aleanca për Shqiptarët: Lajmi për ndarjen e parakohshme nga jeta e Luran Ahmetit na ka tronditur e trishtuar thellë

vull
Telegram ngushëllimi
Lajmi për ndarjen e parakohshme nga jeta e Luran Ahmetit na ka tronditur e trishtuar thellë.
Virusi famëkeq COVID-19, mori jetën e Luranit në momentin kur ai i duhej më shumë se kurrë familjes së tij, artit, shoqërisë por edhe subjektit tonë politik pjesë i të cilit ishte.
Lurani si aktor profesionist, ishte edhe një intelektual i guximshëm, që nuk nguronte ti thotë hapur qëndrimet e tija. Ishte një patriot dhe një rebel i pakompromis kur flitej për kombin dhe vlerat e tij.
Luran Ahmeti që nga ditët e para të themelimit të subjektit tonë politik ishte anëtar aktiv duke kontribuar në vazhdimësi në ngritjen dhe afirmimin e organizatës sonë. Ai ishte edhe Kryetar i Departamentit të Kulturës në kuadër të ASH-së, pikërisht në atë drejtim i cili donte të jep kontribut për të kontribuar në sferën e artit dhe kulturës, sepse e donte atë dhe ishte pjesë e saj.
Luran Ahmeti ishte poashtu edhe pjesë aktive e PR grupit të ASH -së duke dhënë kontribut tê madh edhe në raportin me publikun, në aspektin e qëndrimeve partiake.
Lurani ishte miqësorë me të gjithë i dashur me çdo kënd, duke respektuar edhe anëtarin më të thjeshtë të organizates sonë. Ai ishte idhulli i rinistëve tane të cilët e donin shumë si aktor të shquar në fushën e dramës dhe të filmit.
Lurani ishte i të gjithëve!
Luran, miku ynë i shtrenjtë të falemnderit, që bëre shumë për ne, ndërsa ne nuk arritëm të bëjmë asgjë për ty!
Ngushëllime, familjes së tij të ngushtë e më të gjërë, kolegëve aktorë dhe gjithë miqëve tuaj.
Veprat tuaja do të ngelim të përjetshme, ashtu si portreti yt thellë në mbamendjen tonë!Pusho i qetë, Luran i dashur, që na le me zemër të thyer!
Next Post

Dimitrov në takim të Komitetit të përzier Parlamentar – Maqedonia e Veriut dhe Bashkimi Evropian

Zëvendëskryetari  Qeverisë për Çështje Evropiane Nikolla Dimitrov mori pjesë në mbledhjen e 18-të të Komitetit të Përzier Parlamentar mes Maqedonisë së Veriut dhe Bashkimit Evropian me të cilën kryesonin Bilall Kasami nga ana maqedonase dhe Andreas Shider nga Parlamenti Evropian. Zëvendëskryeministri Dimitrov theksoi rëndësinë e mbajtjes së bashkëpunimit parlamentar për […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: