Aleanca për Shqiptarët – Dega Tetovë : KOMUNA E TETOVËS RREZIKON JETËN E TETOVARËVE

vull
Aleanca për Shqiptarët dega Tetovë reagon ashpër ndaj pakujdesisë së autoriteteve komunale në Tetovë gjatë mirëmbajtjes së rrugës Tetovë – Banja e Tetovës. Sot, në orët e pasdites rrëshqitja e dheut dhe e gurëve ka bllokuar tërësisht këtë rrugë duke rrezikuar edhe jetën e tetovarëve të cilët këtë rrugë e shfrytëzojnë për rekreacion sportiv.
Rrëshqitja e dheut, murri i shtrembëruar, punimet jo të sigurta si dhe pakujdesia janë dështimi edhe karakteristika e Komunës së Tetovës. Ne si degë kemi reaguar me anë të shkresave dhe konferencave për shtyp si dhe aksioneve simbolike për të kërkuar nga Komuna e Tetovës që të kishte kujdes, pikërisht për këtë rast që ndodhi sot e mund të ishte kthyer në tragjedi për tetovarët.
Rrëshqitja e dheut tregon mjerimin e Tetovës për tetë vite mandat të kryetares aktuale Teuta Arifi. Ky mjerim thellohet edhe më tepër kur bëhet qartazi keqpërdorimi i fondeve nga Bashkimi Evropian që u ndan për të mirëmbajtur rrugën Tetovë – Banja e Tetovës. Keqpërdorimet e tilla të Komunës së Tetovës sot sjellin rrezik për jetën e tetovarëve.
Aleanca për Shqiptarët – Dega Tetovë
16.04.2021
Next Post

Florian Tahiri /Çështja Çame pas ndërkombëtarizimit edhe në instancat më të larta të Departamentit Amerikan të Shtetit, të marrë zgjidhjen e shumëpritur

Me kreun e PDIU Shpëtim Idrizi në një takim shumë të përzemërt me përfaqësues të Komunitetit Çam në Durrës.Çështja Çame ka qenë kali jonë i betejës në gjithë këto vite angazhimi politik dhe tashmë gjasat janë që pas ndërkombëtarizimit edhe në instancat më të larta të Departamentit Amerikan të Shtetit, […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: