Aleanca për Shqiptarët: Dorëheqjet e vonuara, tentim për t’i ikur përgjegjësisë, Prokuroria të veprojë urgjentisht

vull

Reagim, Aleanca për Shqiptarët:

Ata që vetëm para 24 orëve thanë se koha është për sfida dhe jo për dorëheqje, pas publikimit të indicjeve të para për gabime tragjike në ndërtimin e spitalit modular në Tetovë filluan të dorëhiqen. Këto dorëheqje të vonuara, janë tentim për të arsyetuar Qeverinë jo funksionale e cila duhet të dorëhiqet deri tek i fundit, taktikë e funksionarëve pa përgjegjësi për të mbuluar fajin e tyre, ngutje për të amortizuar revoltën e qytetarëve dhe lojë për t’i ikur përgjegjësisë. Edhe në të kaluarën kemi parë raste që përfundonin me dorëheqje dhe në mandatin e ardhëshëm me riemërime të funksionarëve në digastere të tjera, por pa asnjë përgjegjësi penale. Tragjedia në Tetovë tronditi botën, shuajti 14 jetë dhe dogji zemrat e të gjithë neve. Ky rast nuk guxon të ngelë pa drejtësi dhe pa përgjegjësi. I bëjmë thirrje prokurorisë që të mos bie në lojërat politike, të veprojë urgjentisht dhe të mos lejojë të ikë ndonjëri nga të dyshuarit e të na ndodhë “Budapest 2”.

Next Post

I vdiq nëna nga Covid në Spitalin e Tetovës, i biri pas mesnatës shkon e merr edhe pse është e ndaluar

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar për një rast që ka ndodhur pas mesnatës në Spitalin Klinik të Tetovës. I biri i cili e ka pasur nënën e tij të vdekur nga Covid-19, edhe pse është e ndaluar, ka shkuar dhe e ka marr atë pas mesnate ne veturën […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: