Aleanca për shqiptarët kundër bashkëpunimit me partitë shqiptare për regjistrimin

Kohanews Admin

Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Syrija Rashidi hedh poshtë konstatimin e Arbër Ademit se opozita është ajo e cila bllokon punën e Kuvendit. Sipas Rashidit kjo flet për dështimin e pozitës, sepse sipas tij jo rastësisht në demokracinë parlamentarë ka shumicë dhe pakicë. Ndërkohë që përkujton Arbër Ademin se ligji për branitellat ka qenë një lojë e koordinuar mes partnerëve të koalicionit të asaj kohe VMRO-BDI.

Në demokracinë parlamentare ka shumicë parlamentare që e mbështet qeverinë, e voton qeverinë dhe i mbështet politikat e qeverisë, dhe ka opozitë e cila nuk ka obligim që të mbështes qeverinë dhe të bëj kuorum pozitës për të mbështet politikat e qeverisë. Sa i përket bllokadës së Kuvendit që e përmend zoti Ademi, është fakt se BDI nuk ka qenë në opozitë që të bllokoj kuvendin. Gjithmonë ka qenë në pushtet dhe nga pozitat e pushtetit njëherë e ka bllokuar Kuvendin. Çka ka bllokuar, ka bllokuar një ligj i cili ka qenë propozim i Qeverisë. Propozim i ministrave të BDI-së dhe të VMRO-së dhe BDI-ja në Kuvend ka bërë lojën për ta bllokuar, atë ligj. Do të thotë se kjo është e njohur në praktikën e deritanishme të BDI-së, të luaj shqiptarin e madh dhe partneri maqedonas të luaj maqedonasin e madh. Ata propozojnë ligj për branitellat, këta bllokojnë ligjin për branitellat- tha Rashidi.

Rashidi deklaroi se koalicioni ASH-AAA janë në koalicion me VMRO-DPMNE-në. Sipas Rashidit për momentin Aleanca për Shqiptarët ka vetëm një koalicion dhe ai është me Aletrnativë. Ndërkohë që pretendimet e këtilla.

Për hirë të së vërtetës sepse këto tashmë një kohë të gjatë i bien fyellit me një birë, kanë kapur një akord dhe thonë se Aleanca dhe Alternativa kanë koalicion me VMRO-DPMNE-në. Nuk kemi nevojë më të sqarojmë këtë çështje sepse e kemi sqaruar një herë, dy herë, dhjetë herë dhe 100 herë, por përsëri e them se ne nuk kemi koalicion me VMRO-DPMNE-në. I vetmi koalicion që ka Aleanca është Alternativa she i vetmi koalicion që ka Alternativa është Aleanca.  Për koalicionet tjera, çka në të ardhmen, çka do të ndodh ne do të marrim parasysh gjithsesi vetëm interesin tonë politik dhe interesat e atyre që ne i përfaqësojmë.  Kurdo që të ndodh dhe çka do që të ndodh aspak nuk do të na interesoj  se çka mendon BDI-ja dhe aspak nuk jemi duke pyetur BDI-në se me kënd ne do të bëjmë koalicion. Por krejt kjo çështje që këto e ngrenë  si koalicion të mundshëm tonin me VMRO_në ka një porosi, për tu thënë qytetarëve se këta janë me ata të këqijtë, janë me VMRO-në.

 

Next Post

Kasami: Bllokimi nga opozita bëhet për pikë të ulëta politike

Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami ka folur për bllokimin e opozitës shqiptare në Kuvend. Vlerëson se bllokimi nuk ka të bëjë me zgjidhjen e problemit të qytetarëve që nuk kanë shtetësi, por që të fitojnë pikë të ulëta politike. “Nuk ka të bëjë me zgjidhjen e problemit të atyre […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: