Kohanews

Ke Çfarë Lexon!

ALEANCA PËR SHQIPTARËT : Pushteti LSDM-BDI sot lironi “Ninxhan”, ndërsa e mban në burg Feta Alimin

1 min read
Reagim
Alelsandër Vasilevski Ninxha, njëri nga dhunuesit e 27 prillit, fillimisht ju zbut dënimi, ndërsa prej sot ai është i lirë dhe shijon fundjavën. E njëjta drejtori për zbatimin e sanksioneve dhe të njëjtat gjykata, nga ana tjetër, pafajsisht dënuan Feta Alimin dhe të njëjtit nuk i lejojnë fundjavë të lirë edhe pse plotëson kushtet ligjore. Me këtë rast gjykatat, institucionet dhe Qeveria që i kontrollon atë, jo vetëm se janë të padrejta për shqiptarët, por janë edhe të lidhura ngushtë me organizatorët dhe dhunuesit e 27 prillit 2017. LSDM dhe BDI sot po dëshmojnë se janë në koalicion me krimin, me dhunuesit dhe organizatorët e 27 prilit të cilët edhe më herët një pjesë i amnestuan e një pjese ua zbutën dënimt për t’i lënë të lirë brenda një kohe të shkurtër.