ALEANCA PËR SHQIPTARËT: Qeveria dhe institucionet që poashtu të jenë vigjilente dhe më të përgjegjshëm në menaxhimin dhe parandalimin e rreziqeve nga zjarret

vull

Të shqetësuar nga situata kritike me zjarret në rajonin e Koçanit, shprehim solidarizim me banorët, zjarrëfikësit dhe të gjithë ekipet e angazhuara në luftën me stuhinë e zjarrit.

Ju bëjmë thirrje institicioneve, por edhe qytetarëve dhe kompanive private të cilët disponojnë me makineri dhe mjete adekuate të kontribuojnë në aksionin e shpëtimit.

Këto janë situata kur të gjithë duhet të solidarizohemi dhe angazhohemi për të parandaluar tragjedi më të mëdha.

Aleanca për Shqiptarët ju bën thirrje qytetarëve në të gjitha zonat e vendit, veçanërisht ata që janë në rrezik permanent, të rrisin nivelin e kujdesit. Ftojmë Qeverinë dhe institucionet që poashtu të jenë vigjilente dhe më të përgjegjshëm në menaxhimin dhe parandalimin e rreziqeve nga zjarret.

Next Post

Çmimet e naftës në Maqedoni fluturojënë në qiell

Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit mori vendim, me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 3,36 % në raport me vendimin e datës 26.07.2021. Nga KRRE thonë se në periudhën e kaluar shtatëditore të gjitha çmimet referente […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: