ALEANCA PËR SHQIPTARËT: Qeveria LSDM-BDI shkon deri aty sa kërkojnë hetime, ndërkohë pengojnë hetimet

vull

Ata që gati dy vite nuk gjetën as një ditë të vetme për tu dalë në ndihmë tetovarëve në luftën kundër pandenisë, pas tragjedisë së mbrëmshme, pa fije turpi defiluan në vendin ku u dogjën shumë shpirtëra e u shuan shumë jetë.

Dyftyrësia e ministrave dhe funksionarëve të Qeverisë LSDM-BDI shkon deri aty sa kërkojnë hetime, ndërkohë pengojnë hetimet, shkelin në vendin e hetimeve duke shkatërruar dëshmitë dhe gjurmët që do të ndihmonin në zbardhjen e këtij rasti.

Tanimë jemi bindur se nuk ndjeni përgjegjësi dhe ndërgjegje, por tregoni pak kujdes dhe mos ua shtoni edhe më shumë dhimbjen familjarëve të viktimave me sfiladat tuaja luksoze dhe cinike.

Next Post

Flet babai i njërit prej viktimave në Tetovë: La fëmijët jetimë (VIDEO)

I ati i një 38-vjeçari nga Tetova që humbi jetën nga zjarri i mbrëmjes së djeshme, ka folur para kamerave dhe ka treguar detaje të reja mbi ngjarjen. Ai tha se i biri po luftonte prej kohësh me virusin vdekjeprurës, por e pësoi nga zjarri. I moshuari përlotet para kamerave […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: