Aleanca për Shqiptarët: RRUGA E RE TETOVË – BANJA E QYTETIT GJITHNJË E MË RREZIKSHME, SHEMBJET E TOKËS RREZIKOJNË JETËN E QYTETARËVE!

vull
Rruga që shpien drejt Banjës së qytetit edhe pse e ndërtuar në vitin 2017 e financuar nga BE ndërsa e realizuar nga Komuna e Tetovës nëpërmjet dy firmave të kontraktuara sot është në gjendje të mjerueshme dhe është e ndërtuar jashtë çdo standardi.
Shembjet anësore përbëjnë rrezik potencial për të gjithë vizitorët që e kanë të vetmin vend atraktiv në qytetin e Tetovës. Mungesa e mureve mbajtëse shpeshherë shkakton rrëshqitjen e dheut me çrast kjo rrugë përbën rrezik.
Kjo rrugë e ndërtuar nga dy kompanitë e Tetovës është rregulluar jashtë çdo standardi, ndërsa Komuna e Tetovës edhe pse disa herë ka premtuar zgjidhje të këtij problemi, as që ka nisur të ndërmarrë masa për zgjidhjen e këtij problemi.
Kërkojmë përgjegjësi të drejtpërdrejt nga Kryetarja e Komunës së Tetovës znj Teuta Arifi dhe organet mbikëqyrëse të Komunës së Tetovës për këtë rruge e cila është e ndërtuar më defekte të shumta dhe përbën rrezik për jetën e qytetarëve. Gjithashtu kërkojmë nga Komuna të kërkojë urgjentisht nga dy kompanitë që e kanë fituar tenderin që të bëjnë riparimin e kësaj rruge menjëherë respektivisht të vendoj mure anësore për mos rrëshqitjen e dheut.
Kërkojmë gjithashtu edhe për investitorët e BE që ndërmarrin masa konkrete duke kërkuar llogari nga Komuna e Tetovës për realizimin e dobët të këtij projekti.
Gjithashtu Ju bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve, këmbësorëve dhe vozitësve të kënë kujdes maksimal gjatë lëvizjes në këtë rruga të cilës I mungojnë po ashtu edhe shenjat e komunikacionit në vendet e rrezikshme.
Shtojcë: Më poshtë reagimin në fjalë e argumentojmë edhe me foto. Në njërën nga fotot e më poshtme shihet rrëshqitja e një shkëmbi I cili ka mundur të godas njeriun dhe ti shkaktojë pasoja fatale për jetën.
Aleanca për Shqiptarët
Dega Tetovë
23.03.2021
Next Post

Idrizi: Është një moment i rëndësishëm historik për të rikonfirmuar orientimin tonë gjeopolitik drejt perëndimit dhe besnikërinë tonë ndaj vlerave dhe partneritetit me aleatët perëndimorë.

Sot bëhen 22 vjet nga fillimi i sulmeve ajrore të NATO-s në mbrojtje të shqiptarëve të Kosovës. Sulmet kishin filluar në orën 19:45, kur aeroplanët e NATO-s lëshuan raketat e para kundër pozicioneve strategjike të ushtrisë së ish-Jugosllavisë, dhe zgjatën 78 ditë. Më 10 qershor të vitit 1999, NATO-ja nënshkroi […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: