Ali Ahmeti: Lajme të mira nga Prishtina për arritjen e marrëveshjes

Kohanews Admin

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka uruar nënshkrimin e marrëveshjes së koalicionit ndërmjet LDK’së dhe VV’së. Në një shkrim në Facebook, Ahmeti ka shkruar se zgjedhja e insititucioneve të Kosovës ka rëndësi të madhe për gjithë rajonin.

“Lajme të mira nga Prishtina për arritjen e marrëveshjes për koalicionim midis LVV dhe LDK të arritur nga z. Kurti dhe z. Mustafa. Uroj ditë të mbarë nesër në Kuvendin e Kosovës dhe zgjedhje të qeverisë së re të dalur nga rezultati i zgjedhjeve të fundit parlamentare dhe vullneti i qytetarëve. Zgjedhja e institucioneve të Kosovës ka rëndësi të madhe për gjithë rajonin tonë dhe bashkëpunimi jonë nuk do të mungojë”, ka shkruar Ahmeti.

Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje sot kanë nënshkruar marrëveshjen e koalicionit për formimin e qeverisë.

Të hënën në Kuvendin e Kosovës do të mbahet seanca në të cilën pritet të votohet kryeministri i ri i vendit, kryeparlamentari dhe qeveria e re.

Next Post

Në një ambient shumë miqësor, struktura e PDSH-së dhe banorët e lagjes “Teqe” në Tetovë pritën përzemërsisht kryetarin e PDSH-së.

Në këtë takim kryetari i PDSH-së siguroi qytetarët se ai do të jetë kujdestar i arkës së shtetit në mënyrë që buxheti të ndahet proporcionalisht dhe drejtë duke qenë zv. kryeministër. Më tej, Menduh Thaçi tha që PDSH-ja do të sigurojë stabilitet dhe garancë në mënyrë që kapitali i huaj […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: