Ali Ahmeti: Mësimdhënësit janë pishtarë të diturisë

Kohanews Admin

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti me rastin e ditës së mësuesit 7 marsi, në faqen e tij zyrtare në facebook ka postuar një fotografi bashkë me kujdestarin e tij të klasës, profesorin Imer Mehmedi.

Ahmeti në këtë foto mund të shihet që z. Mehmei për shënim dhe përkujtim të kësaj dite i ka dhuruar profesorit të tij një libër.

Kryetari i BDI-së, Ahmeti me këtë rast gjithashtu ka shkruar se “Mësimdhënësit janë pishtarët e diturisë të cilët me kontributin e tyre të devotshëm kanë ndërtuar gjenerata të shëndosha për t’i prirë proceseve shoqërore dhe në shërbim të përditshem të qytetarëve.

Krenohem me punonjësit e arsimit dhe me zemër ju uroj gëzuar festën e tyre, 7 marsin, duke ju dëshiruar shëndet e jetë të gjatë, ndërsa ne na mbetet obligimi i vazhdueshëm i krijimit të kushteve më të mira për punë, ashtu siç po veprojmë ndër vite.”

Next Post

Për 7 mars, Grubi viziton kujdestarin Musa Zuka

“Mësuesit tanë çdoherë kanë vënë në piedestal rolin e individit që ka dhënë kontribut në arsim dhe jo vetëm. Mësuesi im, kujdestari im i klasës, Musa Zuka dhe të gjithë mësuesit e tjerë të kohës përveç lëndëve mësimore, ata na kanë mësuar dhe për atdhedashurinë dhe patriotizmin”, përmes revokimit të […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: