Ali Ahmeti: Opozita nuk e paska ndëgjuar Merkelin

vull

Gjatë intervistës së sontme në Klan TV, Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, në intervistën e drejtpërdrejt në televizionin Klan të Maqedonisë është pyetor edhe rreth qëndrimeve të opozitës të cilat fajësojnë BDInë për mosmarrjen e datës për hapje të negociatave me BE.

`Qëndrimi zyrtar i Brukselit dhe i vendeve anëtare ishte që Maqedonia e veriut i ka përmbushur të gjitha kushtet dhe meritoi fillimin e negociatave. Nuk është e vërtetë që Shqipëria pengoi datën për Shkupin. Ne jemi dëm kolateral për cështjet e brendshme të Bashkimit Evropian për arsye të divergjencave të brendshme dhe doktrinës së re të prezantuar nga Franca` tha Ahmeti.

Lideri i BDI vijoi duke thënë që Franca ka kontribuar për paqën, stabilitetin dhe sigurinë në vend dhe bëhet fjalë për strategji të re se si Franca ka paraqitur doktrinë të re për zgjërimin e Bashkimit Evropian.

`Zonja Merkel, sot bashkë me Kryeministrin Rama, ka bërë deklaratë rreth hapjes së negociatave me Maqedoninë dhe Shqipërinë në muajin mars. Me gjasë, opozita nuk e pasa ndëgjuar atë.` tha Ahmeti.

Ahmeti spjegoi edhe se si Zaevi e personalizoi shumë cështjen e mosmarrjes së datës dhe dha dorëheqje në Bruksel.

`Jemi ulur dhe kemi biseduar në mënyrën më të sinqertë dhe e pyeta më trego cfar gabimi kemi bërë dhe psë të japësh dorëheqje. Evropa kërkoi ti përmbushim kuchte dhe ne i bëmë, ne nuk jemi fajtor, ne jemi dem kolateral dhe ti pianon faj te pabere. Nese ti terhiqesh, atenere viset ne rishqrytim pozicioni i BDI për të qenë në këtë partneritet sepse marrëveshjen e kemi bë me ty. Ka qenë situatë e rënduar dhe Zaevi ishte shpirtërisht i lënduar.` theksoi Ahmeti

Next Post

Ahmeti: Të gjitha anketat thonë se BDI fiton bindshëm

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, në intervistën e dhënë për televizionin Klan të Maqedonisë, tutje ka folur edhe për akuzat e opozitës dhe kërkesave për ta pensionuar BDI-në nga pushteti. “Të gjitha matjet, sondazhet, anketat, vullneti i qytetarëve, e nxjerrin një BDI fitimtare, por këtë do […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: