Ali Ahmeti përkujton veprimtarët e kombit Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu

vull

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti ka përkujtuar 32 vjetorin e rënies heroike të veprimtarive të kombit Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu.Ahmeti në faqen zyrtare të tij në Facebook ka shkruar:Të paharrueshëm ndër breza të shumtë të kombit janë Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu, veprimtarët e kombit që 32 vite më parë ranë heroikisht në mbrojtje të idealeve të shenjta të lirisë dhe dinjitetit kombëtar.Atdhedashuria e tyre dhe e gjithë dëshmorëve u bë forca e bashkimit dhe frymëzimi i veprimit që Kosova jonë sot e lirë të ndërtojë të ardhmen e saj drejt përparimit.Qoftë i përjetshëm kujtimi për ta! LAVDI!

Next Post

Hoxha: Qeveri me Levicën antiamerikane dhe antishqiptare nuk do të ketë

Sekretari gjeneral, njëherit edhe Shef i Shtabit Zgjedhor të Lëvizjes Besa, Arjanit Hoxha, në prononcimin e tij para mediave ka thënë se Lëvizja Besa asnjëherë nuk do të bashkëqeveris me një parti antiamerikane dhe antishqiptare, siç është Levica. Shumicën e re e vendosin qytetarët vendosin përmes zgjedhjeve parlamentare, unë e […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: